Mustafa: Bashkëqeverisje me Vjosa Osmanin kryeministre! Kurti: Nëse nuk bëjmë koalicion me LDK shkojmë prapë në zgjedhje

Partitë opozitare të cilat morën shumicën e votave nga zgjedhjet e Kosovës mund të shkojnë drejt një koalicioni qeverisës, por me kushtet e vendosura para nisjes së zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se bashkë me kandidaten e partisë së tij Vjosa Osmani do të takohen me kreun e Vetëvendosjes, partisë që mori më shumë vota nga zgjedhjet, për të parë mundësinë e bashkëqeverisjes.

Por Mustafa thotë se bisedimet me Kurtin do të vazhdojnë aty ku ishn para fillimit të procesit zgjedhor, me qëllim respektimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë të lirë, por edhe interesin e dy partive.

"Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM",
shkruan Isa Mustafa.

Ndërsa Albin Kurti i cili zbuloi se takimi me Mustafën do të zhvillohet të enjten. Ai tha se nuk ka mundësi të një koalicioni paszgjedhor pa LDK-në. Sipas tij, koalicioni qeverisës duhet të bëhet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të kundërt duhet të shkohet në zgjedhje sërish.

“Jo, nuk ekziston opsion tjetër. Nuk mund të zëvendësojmë LDK-në tash me PAN-in. Unë do të filloj bisedimet me LDK-në, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimisht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vullnetit të popullit. Në kampin e PAN-it kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK-në”, u shpreh Kurti.

Dy partitë opozitare nuk shkuan në zgjedhje në koalicion për shkak të LDK nuk pranoi kushtin e Vetëvendosjes, që partia që do të rrëmbejë më shumë vota gjatë zgjedhjeve, do të marrë edhe postin e kryeministrit. Por kjo nuk u pranua nga LDK e cila deklaroi se do të vijojë t'i qëndrojë kandidaturës së saj Vjosa Osmani, me të cilën shkoi edhe në zgjedhje.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Heyy: 09/10/2019 07:24

    N'fund bahet va thote America,mos ta keni problem...

    Përgjigju
  • Proka: 09/10/2019 07:16

    Isa Mustafa po shefe endrra i zgjuar, Kryeminister do te jete Albini ose zhgjedhje te lira . LDK me qente e vjeter humb edhe me shume.

    Përgjigju
  • Valter: 08/10/2019 23:36

    Suksesi me i madhe i ketyre zgjedhjeve eshte hudhja ne plehra te historise se Kosoves,"partive politike" te cillat mes te tjerash merren edhe me politik ,te cillat me hajni,zhvatje ,kercenime dhe vrasje e kan burgos vendin qe 20 vitet e fundit..Svida e rradhes eshte se si tu hjekim frigen dhe dashurine e madhe te Mustafes per PDK-n dhe Hashim Thaqin..por kena shpresa qe do tja dalim me sukses..

    Përgjigju
  • Papi: 08/10/2019 22:45

    Mustafa ben mir ti largohet ldk sepse ai eshte njelloj si ata te pan per pushtet mustafa beri dhe koalicion me ta ndersa albini eshte gati te kthehet ne votime Me kot i rrin afer vjoses ajo i perket brezit te albinit dhe mustafa ska as nje shans ti hypi trenit te tyre

    Përgjigju
    • Wayne: 09/10/2019 11:44

      Ashtu është!

  • durresi: 08/10/2019 21:56

    hajt se dhe kto shqiptar jan i hengrem ne sysh hahahaa

    Përgjigju
  • Ilir: 08/10/2019 21:28

    Ky Isa Mustafa eshte fare idiot...!

    Përgjigju