Raportimi në Kuvend i kreut të SPAK, Altin Dumanit, ndezi debate mes palëve politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi vlerësoi punën e Prokurorisë se Posaçme e theksoi se është i vetmi organ i drejtësisë që po punon, por që duhet t’u shkojë gjërave deri në fund.
‘Ka rrjedhje informacioni. Ishin procedurale. Unë e vlerësoj SPAK. Nuk ka pyll pa derra. SPAK i vetmi organ i drejtësisë që funksionon, jam i kënaqur pjesërisht, do të doja ti shkohet gjërave deri në fund. Në rast se ka drejti do të duhet kohë. Ndodhet një ‘5 D’ futen të gjithë drejtuesit e bashkisë dhe as nuk merret në pyetje ai zotëria. Pse nuk merret Rama që ka vendos 17 vendime në një ditë. Për një VKM është edhe Berisha.’- u shpreh Korreshi.
Nga ana tjetër deputeti Petro Koçi tha për gazetarin Arbër Hitaj, se deputetët e PD-së sulmuan Altin Dumanin në Kuvend vetëm për interesa të lidershipit të tyre Sali Berishës. Sipas Koçit, nëse do të kishte mundësi opozita do ta asgjësojë Reformën në Drejtësi
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
‘Sulmuan çështje konkrete që lidheshin me interesat e lidershipit të PD-së dhe dukej qartë se ishte një lloj kërcënimi. Noka bëri kërcënime të hapura dhe e konsiderova gatishmërinë e PD-së,. Mori pushkën për të goditur 21 janari vetëm se nuk e ka shkrepur se nuk e ka mundësi, nëse do të kenë mundësi në ata janë gati ta asgjësojnë reformën në Drejtësi. Është e qartë, këta janë dy kryetarët e partive të këtij koalicioni.
Tashmë ka filluar edhe çështja për 21 janarin, për momentin politik. E gjithë kjo e acaron opozitën dhe fjalori është jashtë kontrollit. Nuk mund të thuash SPAK-u është organizatë kriminale. Siç ka kritika për opozitës mund të ketë sugjerime për përmirësimin e punës.’- tha Koçi.
Lajmi kryesor:
SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)