Koha për një opozitë 'bio' në Shqipëri

Koha për një opozitë 'bio' në Shqipëri

Në Shqipëri ka ardhur koha për të patur një opozitë “bio”, e cila pasi të ketë lënë pas opozitaristët e vjetër, të ngrejë institucionalisht strukturat e një politike të re. E një politike të re dhe të përgjegjshme, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që sjellin dhe kultivojnë regresin gjithmonë kur humbin pushtetin, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që tallen me idealet dhe ndjesitë e lirisë dhe demokracisë, duke sfiduar ata që janë gjithmonë pro dhunës, shkatërrimit, tensioneve, bojkotit, ata që janë kundër reformave, ata që janë kundër arritjeve, sukseseve, integrimit, duke sfiduar ata që janë kundër hapjes së negociatave dhe kundër shqiptarëve.

Ka ardhur koha që ky vend të ketë opozitën e vet “bio” të pakopjueshme dhe të pandikueshme nga hijet dhe skutat e linjave ruso-serbe, ka ardhur koha që opozita e vjetëruar në të gjitha aspektet, në ide, programe dhe burime njerëzore, të shkojë atje ku e ka vendin. Ka ardhur koha që ata që ngrihen dhe mallkojnë gjithçka të bukur për këtë vend dhe për shqiptarët, të marrin shpagimin e duhur. Ka ardhur koha që elita intelektuale, të shkolluarit e përgjegjshëm të shembin muret e vjetra të një politike rrugore, e cila ka 30 vjet që mban në tension dhe ankth të përvitshëm shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.

Një opozitë “bio”, një opozitë e re, me mentalitet dhe ndjesi të reja mbi lirinë dhe demokracinë, do të ishte kthesa më historike e një vendi, që ka nisur të prekë shkallët e fundit drejt familjes së madhe europiane. Opozita e re, do të ishte sfida më e madhe ndaj një opozite të kalbëzuar, e cila merret me tjerrjen e skenareve, merret ditë e natë me industrinë e shpifjes, trillimeve dhe nxitjes së një lufte të ashpër klanore, klasore, e politike.

Opozita e re “bio”, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që i shërbejnë bodrumeve më të errëta të rajonit, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që mbushin xhepat dhe dyshekët me milionat e shqiptarëve dhe europianëve, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që nuk po lenë gjë pa bërë edhe tani në buzën e greminës, për të penguar zgjedhjet e lira, votimet e lira, dhe progresin euroatlantik të vendit.

Një opozitë e re “bio”, do të ndryshonte jo vetëm klimën politike në Shqipëri, jo vetëm do të shfrynte tullumbacet e rreme të një politike të vjetëruar, por do ti hapte rrugën forcimit të një oponence reale ndaj shumicës qeverisëse. Ata që mendojnë, deklarojnë dhe paralajmërojnë se “ne jemi opozita në Shqipëri dhe nuk ka tjetër”, ata që deklarojnë se “në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse nuk do ti lemë ne shqiptarët të votojnë” nuk janë më opozita reale e këtij vendi, por janë anarshistët historikë dhe fatkeqësia e tyre.

Aktualisht në Shqipëri, janë pjekur kushtet për një opozitë të re, e cila duhet të jetë e aftë të konkurrojë mbi bazë vlerash dhe asetesh intelektuale, mbi bazë idesh dhe programesh zhvillimi dhe integrimi. Faza nëpër të cilën po kalon vendi dhe politika shqiptare, kërkon angazhimin masiv të të rinjve, jo të atyre që dalin nga forumet e opozitës së vjetëruar, as të atyre që përleshen me policinë dhe djegin institucionet, por të atyre që kanë integritetin, seriozitetin e duhur e formimin e duhur arsimor dhe profesional. Një opozitë e re dhe krejtësisht “bio” sipas standardeve europiane, do të ishte fundi i atyre që lanë në mes të rrugës për interesat e pushtetit dhe xhepit votuesit e tyre, do të ishte fundi i atyre që ndjellin zjarrin dhe mezi presin të ketë një ’97 të dytë, për ti çuar në zero shqiptarët, dhe i atyre që ditën me diell bëjnë thirrje lufte./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?