Në intervistën e para pak ditëve lideri i opozitës tha se “ka kohë” për votimin e rezolutës çame ndërkohë që dihet mirë që ka kaluar boll shumë kohë që shteti shqiptar nuk ka bërë orvatje për të vënë në vend
këtë padrejtësi të çështjes çame dhe ka kohë që e ka humbur dinjitetin e vetë kombëtar duke e futur këtë çështje në sirtarët e harresës dhe indiferencës. Ndërkohë që nga ana tjetër më herët është thënë se çështja çame ka rëndësi për Partinë Socialiste e jo më kotë është vënë si pjesë e programit.
Deklaratat apo veprimet kundërthënëse përkundrejt çështjes kombëtare nga ana e Partisë Socialistë duket se është bërë në një far mënyre traditë gjatë kohëve të fundit. Kjo inkoherencë, pavendosshmëri apo luhatje lë të mendohet se kjo veshja patriotike që kjo parti është përpjekur të marrë nuk i ri mbarë pas trupit dhe ka një lloj frustrimi të brendshëm për ta hequr një orë e më parë. Konkretisht Partia Socialiste gjatë viteve të fundit ka dhënë përshtypjen se po i përgjigjej rimëkëmbjes së krenarisë dhe vetë-dijes kombëtare shqiptare duke reflektuar mbi qëndrimet e saja lidhur me çështjen kombëtare dhe marrëdhëniet me bashkëatdhetarët përtej kufirit dhe duke revizionuar vizionin e kësaj partie lidhur me patriotizmin. Padyshim që kjo nismë në vetëvete ishte një muzikë për veshët e shumë shqiptarëve, që kanë një ndjeshmëri të spikatur ndaj çështjes kombëtare përfshi këtu edhe të autorit të këtij shkrimi.
Shembull më domethënës është çuarja në gjykatë kushtetuese prej PS-së të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, veprim që pavarisht prej motivimit prej interesit politik që mund të ketë pasur prapa ka qenë një ndër aktet më domethënëse dhe të dobishme patriotike të viteve të fundit. Po ashtu në programin e kësaj partie futet çështja çame, lideri i partisë ndërmerr një tur të suksesshëm Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi për të promovuar librin e tij “Kurbani” por edhe për të njohur nga afër realitetet e atjeshme dhe për të vendosur kontakte bashkëpunimi. Për më tepër që në tubime të PS-së fillon e bëhet zakon që të nisen me himnin kombëtar dhe salla te jetë e mbushur me flamuj të shumtë kombëtar.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe sjellja e kësaj partie lidhur me çështjen kombëtare filloi ti ngjante gjithnjë e më shumë një lavjerrësi që ka çoroditur opinion publik shqiptar dhë vënë në pikëpyetje të gjitha hapat patriotike të sipërpërmendura.
Nga njëra anë PS lëshon akuza se kryeminstri shet interesat kombëtarë tek fqinjët dhe bashkëpunon me klanet më anti-shqiptare serbe por nga ana tjetër çuditërisht revoltohet për deklaratën që kryeministri ka bërë në 25 nëntor 2012 në Shkup duke deklaruar se ato janë deklarata shoviniste dhe se prishnin harmoninë në Ballkan dhe rrezikonin marrëdhëniet me fqinjin jugor. Në të vërtetë kurajoja për të deklaruar një të vërtetë historike në kushtet e jubileut shekullor të pavarsisë ishte për t'u vlerësuar dhe e vetmja gjë që duhej thënë ishte se ajo deklaratë ishte e vonuar. Nuk ka tekst mësimor historie në Shqipëri që mos të thojë që Preveza ishte pjesë përbërëse e trojeve shqiptare një shekull më parë kështu që ajo që u tha nga kryeministri nuk ishte ndonjë gjë për t'u skandalizuar.
Nga njëra anë lideri i opozitës ndërmerr një nismë mbresëlënse si ajo e ekspozitës shëtitëse të historikut të flamurit kombëtar shqiptar e cila ka ndalesa në disa qytete shqiptare të ngelura jashtë Republikës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër sërish del kundër nismave patriotike të qeverisë siç qe ajo për dhënien e pashaportave ndaj pjesëtarëve të trojeve dhe diasporës duke e akuzuar qeverinë se kërcënon paqen në rajon.
Ky është një pretendim hiper-absurd dhe tërësisht i rremë sepse dhënia e pashaportave ndaj bashkombasve që jetojnë jashtë trojeve është bërë një traditë masive në të gjitha vendet e rajonit. Në fakt mbi 800 000 shtetas të Bosnjës me përkatësi etnike kroate kanë një pashaportë të shtetit të Kroacisë, qindëra mijëra serbë të Republika Srpska kanë pashaportë të lëshuar nga Beogradi, pothuaj një milion moldavë zotërojnë një pashaportë rumune, bullgarët gjatë një dekade e gjysëm kanë dhënë dhjetëra mijëra pasaporta shtetasve maqedonas, Hungaria ofron pashaportë për të gjithë hungarezët që jetojnë në Transilvani të Rumanisë apo Vojvodinë të Serbisë dhe së fundmi Greqia ka joshur kushedi se sa shqiptarë ortodoksë që të deklarohen grekë duke dhënë kartat e homogjenit si dhe shtetësinë. Përse kur këto veprime i bëjnë fqinjët ato nuk përbëjnë kërcënim stabiliteti dhe u bëka kërcënim vetëm kur e kërkojmë ne? Përpos kësaj është e pandershme të prekësh me qesëndi thëmbrën e Akilit të shqiptarëve duke thënë se kjo nismë na vë ndesh me Brukselin e na kërcënon edhe vizat shengen. Kjo sepse Hungaria, Rumania dhe Bullgaria ( në rrugë e sipër është edhe Kroacia) janë pranuar në Bashkim Evropian pa ua vënë si kusht ndërprerjen e dhënies së pashaportave bashkë-kombasve të tyre në vendet fqinje.
Kjo hiper-ndjeshmëri ndaj interesave të ndërkombëtarëve dhe shpërfillje ndaj interesit kombëtar shqiptar u duk sërish kur u propozua nga lideri i mazhorancës që në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mbarëkombëtar që të krijohej liga mbarëkombëtare të futbollit apo hapësira unike e valëve të transmetimit Shqipëri-Kosovë. Ditëve të fundit Partia Socialiste dënoi gjithashtu kthimin e qytetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë si dhe veprimet shoviniste serbe në Luginën e Preshevës por ndërkohë lëshon gjithë onturazhin e saj mediatik dhe opinion-bërës për të ngritur pikëpyetje dhe gjetur cene të paqenë tek rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame. Në vend që të deklarohet hapur e pa hezituar pro rezolutës çame përderisa edhe e ka futur në program, hidhen insinuata për momentin kur është zgjedhur për të shtyrë përpara rezolutën apo bëhen përpjekje për të zhvleftësuar rëndësinë dhe domethënien e kësaj rezolute. Madje vihen re qartazi edhe përpjekje për ta sabotuar ecjen përpara të çështjes çame duke sponsorizuar një lëvizje përçarëse pikërisht në periudhën kur projekt-rezoluta është në parlament.
Zgjedhjet e reja parlamentare janë duke afruar, nuk ka ngelur shumë kohë, dhe përshtypja e aktorëve politikë dhe mbarë opinionit publik ngelet ende e trazuar dhe e paqartë lidhur me përmbajtjen patriotike të Partisë Socialiste. është e vështirë të kesh besim në sinqeritetin me të cilën Partia Socialiste dhe lideri i opozitës bën deklarata patriotike ndërkohë që ato shoqërohen me deklarata diametralisht të kundërta. Do te ishte shumë mirë që për interesat shtetërore dhe çështjet tona të pazgjidhura kombëtare të kishte një konsensus ndër-partiak dhe debati politik të përqendrohej vetëm në aspekte përmbajtësore programore e ideologjike.
Ka ardhur koha që partia kryesore e opozitës të distancohet nga ky kompleks inferioriteti ndaj të huajve dhe të zgjedhë të jetë përfaqësuese e denjë e interesave kombëtare shqiptare. Vota pro rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame do të ishte një demonstrim i mirë i seriozitetit me të cilën kjo parti e trajton interesin shtetëror dhe çështjen kombëtare.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com