Depo e re farmaceutike dhe lente falas, Rama inspektim në QSUT, batuta me pacientët: Si skuadra e Erjon Braçes (VD)
Kryeministri Edi Rama pa nga afër në QSUT punën që po bëhet me të gjithë pacientët që përfitojnë nga paketa e vendosjes së lenteve falas. Rama shoqërohej nga Manastirliu dhe nuk ngurroi të bënte batuta me stafin dhe pacientët.
Redaksia 20 Janar 2019, 12:44 | Përditesimi: 20 Janar 2019, 13:58
Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Një tjetër shërbim falas i shtohet listës së shërbimeve falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.