“Ajo që kemi kërkuar është që tu japim mundësi qytetarëve shqiptarë që për mbetje të ndryshme të munden të shkojnë në vendin e caktuar për të rikthyer në një benefit financiar për qytetarët, por edhe kompania të ketë sa më shumë punë dhe të punësuar”, tha Koka gjatë vizitës në një kompani në Durrës, që operon në shërbimet e demontimit të mjeteve dhe riciklimit të mbetjeve.
“Ndaj kemi kërkuar që të krijojmë një skemë depozite financiare ku çdo prodhues apo importues i një produkti i cili në fund të ciklit përfundon si mbetje të mundet të gjejë edhe ai destinacionin e caktuar për ta rikthyer në një lëndë të parë për produkte të tjera”, shtoi ai.
Projektligji synon sipas hartuesve të tij, menaxhimin e integruar të mbetjeve; minimizimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfille; përmirësimin e efiçencës së përdorimit të tyre; pakësimin e ndikimeve negative të përgjithshme të mbetjeve; administrimin ligjor të sistemit të depozitës me ndikim të drejtpërdrejtë në formalizimin e aktiviteteve grumbulluese dhe ricikluese të mbetjeve si dhe motivimin e konsumatorëve për të kthyer mbetjet përmes rikthimit të vlerës së depozitës.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)