Kokaina, magazina e sekuestruar
në Durrës e kamufluar si servis

Kokaina, magazina e sekuestruar<br />në Durrës e kamufluar si servis
DURRES - A1 Report ka zbuluar se magazina e sekuestruar ditën e djelë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në të cilën u gjetën thasë me të njëjtat parametra dhe imazhe, si ato me të cilën u sekuestrua kokaina në Xibrakë dhe përzierësit e dyshuar, ndodhet në fshatin Pjesëz të Durrësit. 

Magazina ndodhet në ambjentet e brendshme të një servisi që ndodhet në fshatin Pjesëz të qytetit bregdetar. 

Në Pamje janë fokusuara gjatë ditës sotmë në ambjentet e këtij objekti, ku dallohet qartë se ka pranë të forcave sepciale që e ruajnë atë. Mësohet se magazina është në pronësi të shtetasit Artan Thartori, administrator i kompanisë së import-eksportit "Alba group Abat".

Hetuesit thanë për A1 Report se gjatë kontrollit të ushtruar në këto magazina janë gjetur thasë të me të njëjtat parametra dhe imazhe, si ato me të cilën u sekuestrua kokaina në Xibrakë dhe përzierësit e dyshuar. 

Burime nga policia thanë se sekuestro preventive është ekzektuar ditën e dielë në magazinat e Thartorit, i cili ka mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës ndërsa ka shpjeguar se porositë për 10 ton produktet pesticide dhe ato të regjies së lëkurave te gjetur brenda magazinës dhe te sekuestruar, i porosiste online.

Aktualisht ndaj Administratorit të kompanisë së import-eksportit me seli në shkozet të Durrësit nuk ka asnjë masë sigurie, ndërsa prokurorët e dosjes "Kokaina" thanë se janë në pritje të përgjigjeve nga kompanitë celulare për të zbardhur tabulatet nëse Artan Thartori ka komunikuar me personat e arrestuar më 14 janar në perfieri të Elbasanit.

Ndërkaq dyshohet se qëllimi ishte që magazina të përdorej si një bazë e dytë nga i njëjti grup kriminal, që kishte ngritur laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë. Dyshimet janë se kjo magazinë do të shërbente për drogën që do të hynte nga Porti i Durrësit, për shkak të afërsisë gjeografike.

Aktualisht në pranga nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës pas operacionit Xibraka janë 9 persona, mes tyre dhe nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha.

servisi durres droge

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter