Droga ka filluar të shitet edhe “online”. Në një nga njoftimet në portalet shqiptare dallohet edhe shitja e kokainës.

Mjafton që të shkruani në “Google” “Kokaine për shitje” dhe menjëherë më pas u hapet disa faqe portalesh në të cilat thuhet se mund të blini kokainë të llojeve të ndryshme.

Në njoftimin e çuditshëm thuhet se mund të blini me shumicë por edhe me pakicë kokainë.

Vetëm pak minuta pasi është hedhur lajmi ai është fshirë më pas. Ende nuk dihet nëse është policia apo vetë personat që e kanë fshirë këtë njoftim për shitjen e kokainës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com