Kokainë në makinë dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, policia arreston pesë persona në Tiranë

Kokainë në makinë dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, policia arreston pesë persona në Tiranë

Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e veprave të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë shtetasit K.H, 21 vjeç dhe A.H, 31 vjeç pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin u është gjetur një sasi kokaine.

Gjithashtu pas kontrollit të banesës së 31 vjeçarit, efektivët gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike).

Dhuna në familje ka qenë shkak i tre arrestimeve të bëra nga policia në kryeqytet. Në pranga janë vënë tre persona të cilët ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Konkretisht janë arrestuar shtetasit, K.H, 41 vjeç, L.Sh, 53 vjeç dhe N.M, 40 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie