Kokëdhima presion Ramës se
do t’i vendosë bazën kundër 

Kokëdhima presion Ramës se<br />do t’i vendosë bazën kundër 
Një ditë pas përplasjes së tij me një pjesë të strukturave socialiste në Vlorë, Koço Kokëdhima, i cili pas çdo raportimi mediatik kundër tij tashmë sheh veç hijen e kryeministrit, ka nisur presionin ndaj këtij të fundit.

Zyra e shtypit e ish deputetit ka bërë një deklaratë shtypi, ku, përveç përpjekjes për të minimizuar përplasjen e së martës, lëshon mesazhe Edi Ramës për përgatitjen e listës zgjedhore të 2017-ës. “Ish-deputeti është fokusuar tek reforma në parti dhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në këtë pikë Asambleja Socialiste e Vlorës ka kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputet dhe jo të emërohen persona nga Tirana, të cilët nuk kanë lidhje me zonën.

Anëtarët e Asamblesë Socialiste të Vlorës kanë deklaruar që duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një përfaqësim sa më i mirë në parlamentin e ardhshëm si dhe garantohet shtimi i votave
",-thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Koço Kokëdhimës.

Ndër rreshta del qartë se Kokëdhima, i bindur që strukturat janë me të, ushtron presion për kandidimin e tij, si njeri që ka mbështetje. Kokëdhima thotë se deputetët nuk duhet të vijnë nga Tirana, teksa 3 vjet më parë, emri i tij ishte i importuari më i largët në listën socialiste të Vlorës, pa asnjë kontribut dhe lidhje direkte me bazën.

Sa i takon incidentit, Kokëdhima thotë se ishte një grup i vogël i frymëzuar nga kreu i FRESSH-it. "Media pranë segmenteve të caktuara brenda Partisë Socialiste kanë nisur ditët e fundit një sulm frontal kundër ish-deputetit Koço Kokëdhima. Fillimisht sulmet nisën me shkrime ku citoheshin burime anonime nga Delvina dhe sot kanë vijuar me krijimin e një skene teatrale në Asamblenë Socialiste të Vlorës duke thërritur edhe mediat që të jenë të pranishme. Në momentin që Kokëdhima ka marrë fjalën, kryetari i FRESSH të Vlorës, Klajdi Myzaferaj, njëkohësisht edhe Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, ka inskenuar largimin e tij dhe të tre vartësve të tij nga salla. Myzaferaj është shprehur se nuk dëshiron që të dëgjojë Kokëdhimën dhe ka kërkuar që edhe të pranishmit e tjerë të dalin nga salla. Por përveç tre vartësve të tij, asnjë person tjetër nuk ka dalë nga salla. Më pas Asambleja Socialiste e Vlorës ka vijuar punimet e saj normale me fjalën e Kokëdhimës”,-pretendohet në deklaratën e ish-deputetit.

Por burime të sigurta të Shqiptarja.com pranë degës socialiste të Vlorës dëshmojnë të kundërtën. Grupi i larguar ishte i konsiderueshëm, jo vetëm të rinj, por edhe njerëz me vjetërsi kontributi në PS. Debati nuk ka përfunduar me largimin e tyre dhe pjesa e ngelur e mbledhjes nuk ka qenë e qetë sikundërse Kokëdhima thotë në deklaratën e tij të shtypit.
 
Kërkesa

“Në këtë pikë Asambleja Socialiste e Vlorës ka kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputet dhe jo të emërohen persona nga Tirana, të cilët nuk kanë lidhje me zonën.”
 
Akuzat
"Media pranë segmenteve të caktuara brenda Partisë Socialiste kanë nisur ditët e fundit një sulm frontal kundër ish-deputetit Koço Kokëdhima”,-thuhet në njoftimin e shtypit.
 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament