Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj: U shkarkua padrejtësisht

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj: U shkarkua padrejtësisht

Fatri Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA), vendosi rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED, dhe rikthimin e tij në detyrë. Sipas Komisionin të Pavarur të Apelimit, KPK e ka shkarkuar padrejtësisht, dhe se në të treja kriteret; pasuri, integritet dhe profesionalitet, ka rezultuar se Islamaj, është i pastër. Për rikthimin e Islamajt në detyrë, u votua nga 5 anëtarët e KPA-së.

Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioneret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arritën në përfundimin se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin e blerë nga i ati në vitin 2010 në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.

Seancën e të martës në Kolegjin e Apelimit, duke iu referuar opinionit të vëzhguesit ndërkombëtar, Islamaj kërkoi që të vlerësohen drejt marrëdhëniet familjare në raport me qiramarrjen e apartamentit të të atit.

Ai e cilësoi të pabazuar konkluzionin e shumicës së trupës KPK-së për moskonsiderimin e marrëdhënies së qirasë, ndërkohë që theksoi se kishte provuar burimet e familjes së prindërve për krijimin e pasurisë në fjalë. Po ashtu, Islamaj këmbënguli se me provat dhe shpjegimet e dorëzuara nuk mbetej asnjë dyshim se e kishte paguar rregullisht qiranë në favor të të atit.

Islamaj vërejti se edhe Komisioni nuk kishte ngritur ndonjëherë dyshime se apartamenti i prindërve ku kishte qëndruar me qira, mund të ishte pasuri e tij e fshehur. Ai vërejti se provohej gjithashtu me dokumentacion marrëdhënia e qiradhënies nga babai për subjekte të tjerë gjatë kohës që ai nuk kishte jetuar në atë banesë.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mënyrë të pabazuar më ka kaluar barrën e provës për të vërtetuar burimet e ligjshme që kanë shërbyer për krijimin e apartamentit ku kam qëndruar me qira. Edhe sikur subjekti të ndodhej në marrëdhënie huapërdorje, nuk duhej ngarkuar me barrë prove pasi nuk kishte të bënte me huamarrje apo dhurim,” pohoi Islamaj dhe këmbënguli se kishte kryer deklarim të saktë në kriterin e pasurisë.

Rastet kur KPA ka rrezuar KPK-në, janë të rralla, ndërsa Fuat Vjerdha ishte i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bosi: 14/04/2022 22:25

    Nje big up per KPA qe rrezoi vendimin e ushtareve te partise ne KPK. Fatri Islamaj eshte nje aset per drejtesine dhe ka integritet nuk eshte ushtar i askujt sic jane disa. I uroj suksese ne detyre.

    Përgjigju
    • luci: 28/04/2022 10:01

      si ditke te gjitha...ish asistenti i argita berishes, kusheri i saj dhe gjyqtar pronash ne Tirane. Pyt ish pronaret se ca ka bo bashke me ilirin dhe kadin...

  • Tutu: 14/04/2022 12:12

    E mori tatepjeten edhe reforma e shtremesise …!!! Prapa diellit shkosh Shqiperi… vend i mallkuar qe sdo behesh kurre !

    Përgjigju
  • puci: 14/04/2022 11:45

    opaaaaaa...krahu i djatht i argita saleh berishes...ehhhh allasoj riformatoreje

    Përgjigju
  • Niky: 14/04/2022 11:10

    Mah...Nuk merret vesh - s' ka paguar te paret apo ka paguar te dytet...po' gjithesesi pune pagesash eshte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja