Ankimimi i PS për listat e kandidatëve të PD, Kolegji Zgjedhor e shqyrton me 29 mars! Përshpejtoi seancën pas kërkesës së Celibashit

Ankimimi i PS për listat e kandidatëve të PD, Kolegji Zgjedhor e shqyrton me 29 mars! Përshpejtoi seancën pas kërkesës së Celibashit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 29 mars ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS, që i pranoi PD-së listën me 222 kandidadtë në zgjedhjet e 25 prillit, nga 153 që duhej të ishin sipas KQZ-së. Partia Socialiste dorëzoi dje ankimimin në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar që PD t'i hiqen 78 kandidatë për deputetë.

Fillimisht Kolegji përcaktoi datën 31 mars, por pas kërkesës së Komisionerit Celibashi, i cili tha se duhet sa më shpejt marrja e një vendimi që të mos pengohet miratimi i fletës së votimit, tashmë është vendosur që seanca të zhvillohet më 29. 

Përfaqësuesi i PS-se në KQZ, Eridian Salianji ankimoi dje këtë vendim të KAS në Kolegjin Zgjedhor duke thënë se nuk ishte i drejtë. Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e25 prillit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike fitoi betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Pas kërkesës së KQZ, Kolegji Zgjedhor ndryshon datën! Ankimimi i PS për listat e PD do shqyrtohet më 29 mars

Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar datën për shqyrtimin e ankimimit të PS, për listat e koalicionit PD-AN në zgjedhjet e25 prillit.
Pas ankesës së KQZ, drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të përshpejtuar ankimimin e PS, tashmë është vendosur që seanca të zhvillohet më 29 mars.
Kolegji Zgjedhor vendosi dje datën 31 mars për shqyrtimin e kësaj padie, por KQZ kërkoi përshpejtimin me argumentin se vonon miratimin e fletës së votimit.

Ora 13:59
Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më shpejt ankimimin e PS për listat e PD, vonon miratimin e fletës së votimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, duke i kërkuar të përshpejtojë shqyrtimin e ankimit të PS ndaj vendimit të KAS, për listën e kandidatëve të PD-së.

Kolegji Zgjedhor vendosi sot datën 31 mars për ankimin e PS-së, e cila kërkon që koalicionit PD-AN t'i hiqen 78 kandidatë, pasi KAS i pranoi listën me 22 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e25 prillit, nga 153 që duhet të jenë sipas KQZ.

Letra që Celibashi i ka dërguar Kolegjit Zgjedhor

Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Çaka, tha dy ditë më parë për "Report Tv" se ky institucion është në limit të kohës.

"Koha është në limite, sepse duhet patjetër që përmbaja e fletës së votimit t'i çohet edhe kompanisë për shtypje, ka procedurën e vetë, por nga ana tjetër ne jemi të detyruar të respektojmë edhe kërkesat e Kodit Zgjedhor, për të respektuar vendimin e KAS dhe për të pritur përgjigjen e ankimimit. Maksimumi dhe 2-3 ditë është limiti që mund të kërkohet dhe nuk kemi ç'bëjmë. Nuk ka afat zyrtar se kur duhet miratuar fleta e votimit, por është e ndikuar nga kushtet pasi kërkohet kohë për shtypje, që bëhen jashtë Shqipërisë,dërgesat, shpërndarja, Duke pasur parasysh praktikën e zgjedhjeve të kaluar, duhet që kjo javë të jepet vendimi përfundimtar", tha Çaka dy ditë më parë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike fitoi betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat