Gjatë një bisedë mjaft të sinqertë e plot nota nostalgjie për festivalet e këngës para ’90 dhe miqësinë e veçantë, Kozma Dushi dhe Pëllumb Elmazi kanë treguar prapaskenat e festivaleve, nga vështirësia për të gjetur veshje dhe deri tek kollarja ‘legjendë’ e Kozmait që përfundonte në veshjet e shumë artistëve.
“Kisha dëshirë të vishesha bukur por duhej edhe pak guxim. Kjo është histori e bukur sepse në atë kohë nuk i kishim të gjitha gjërat në veshjen tonë, jo vetëm ne meshkujt por edhe vajzat vishnin fustanin e njëra-tjetrës. Nuk ishte aq e lehtë që të kishe kostum çdo vit, pra kishte raste që t’i vishje kostumin në dy vite rrjesht. Në përgjithësi unë kam patur fat i kam ndërruar kostumet dhe s’kam përdorur garderobë asnjëherë, kostumet ishin të mijat . Kisha një problem me kollaren e Kozmait, kollaren e kishte më të bukur se timen. Po ta shikosh në të shumtën e festivaleve unë kam veshur të njëjtën kollare, sepse ja merrja Kozmait’ tha Pëllumb Elmazi.
Gjithmonë ia kërkonit kollaren apo vetëm për këtë rast?
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në disa raste, madje para se të vija këtu i thash Kozmait e ke apo nuk e ke atë kollare sepse duhet ta fusim në muzeumin e artit’ tha më tej ai.
Këto copëza kujtimesh i komentoi edhe vet Kozma Dushi, edhe pse kohë të vështira, ata tashmë i kujtojnë me nostalgji:
“Pëllumbi vinte shumë bukur i veshur kishe lezet ta shikoje në skenë. Ka qenë në shumë festivale ajo kravat, mua dhe Pëllumbin na shoqëroi në rrugën e këngës. Pëllumbi në 18-të festivale, kravatën time mund ta ketë veshur 7-8 herë sepse edhe te vetat i kishte shumë të bukura” u shpreh Kozma Dushi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)