Kolumbi, 57 të vdekur dhe 120
persona të zhdukur nga përmbytjet
Të paktën 57 persona kanë humbur jetën, dhe 120 të tjerë janë zhdukur pas daljes së lumit Liboriane në qytetin kolumbian Salgar nga shtrati për shkak të rreshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë këtë rajon
Të paktën 57 persona kanë humbur jetën, dhe 120 të tjerë janë zhdukur pas daljes së lumit Liboriane në qytetin kolumbian Salgar nga shtrati për shkak të rreshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Zona e përmbytur e Salgarit ndodhet rreth 100 kilometra në jugperëndim të qendrës rajonale Medellin. Rreshjet e dendura të shiut shkaktuan daljen e disa lumenjve nga shtrati në këtë rajon. Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren, ndërsa shumë ndërtesa janë shkatërruar tërësisht.
"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta shpallim këtë rajon zonë të fatkeqësisë natyrore, në mënyrë që të mundësojmë qasje të gjithë burimeve të nevojshme", ka thënë presidenti Juan Manuel Santos, i cili vizitoi zonat e përmbytura.
Ekipet e Zyrës Kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive natyrore (UNGRD) ndodhen në terren dhe janë duke vlerësuar dëmet në të paktën 30 objekte të shkatërruara ku jetojnë mbi 500 banorë të rrezikuar.
"Kërkimi për të zhdukurit është në vazhdim e sipër dhe ekziston mundësia që numri i të zhdukurve të rritet. Do të publikojmë vetëm shifra zyrtare të të vdekurve kur të arrijmë t'i gjejmë trupat e të zhdukurve", ka thënë drejtori i UNRGD Carlos Ivan Marquez.
Ndërkohë sipas infromaiconeve të marra banorët e rrezikuar janë funrizuar me ujë të pijshëm dhe ushqim.
Sistemi i ujësjellësit të qytetit është jashtë funksionit, ndërsa nga qyteti vazhdon evakuimi i banorëve më të rrezikuar, përfshirë këtu fëmijë dhe të moshuar.
"Dua t'i them banorëve të rrezikuar se do të jemi pranë tyre dhe do t'jua ndërtojmë shtëpitë më të mira se atë që kishin para përmbytjeve. Politika ime bazohet në solidaritet me njerëzit e rrezikuar në fatkeqësitë natyre", porositi presidenti i Kolumbisë Santos.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6165
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku i Kavajës, kthehet në ‘imam’, flet para besimtarëve brenda xhamisë së re! Mes tyre edhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj
23 Mars, 16:10
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Jashtme: Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve prioritet për sigurinë
23 Mars, 16:06
-
Tjetër dron në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi gëzohet nga mesazhi për Kiara Titon
23 Mars, 16:02
-
Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare
23 Mars, 15:59
-
'Blindohet' Napoli, autoritetet frikë nga huliganët! Luhet sot Itali - Angli
23 Mars, 15:49
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi
23 Mars, 15:45
-
Aksion simbolik në Kosovë, partia opozitare shkruan 'mesazhin' mbi makinën e kryetarit të Kuvendit
23 Mars, 15:38
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
23 Mars, 14:58
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53