Kombëtarja shqiptare me shtëpi të
re, 'Elbasan Arena' gati këtë shtato

Kombëtarja shqiptare me shtëpi të<br />re, 'Elbasan Arena' gati këtë shtato
ELBASAN - Ekipi ynë kombëtar që nga shtatori do të ketë një shtëpi të re dhe ajo do të jetë “Elbasan Arena”. Detaje të reja zbardhen nga projekti për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”. Siç bëhet e ditur, punimet për rikonstruksionin e ri kanë nisur në mars të këtij viti dhe pritet që të inaugurohet këtë shtator.

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 15 mijë vendesh, dhe pritet që këtu të luhen të gjitha ndeshjet e ekipit tonë kombëtar për eliminatoret e “Francë 2016”. Gjithashtu stadiumi i ri do të ndryshojë edhe emër, dhe tashmë ai nuk do të quhet “Ruzhdi Bizhuta” por “Elbasan Arena”

Vlera totale e investimit për rikonstrukturimin e këtij stadiumi kap vlerën e rreth 4 milionë eurove.

Stadiumi i ri i Elbasanit është një nga premtimet qeverisëse, ndërsa ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama, ishte në Elbasan, ku kreu edhe inspektimet e punimeve në këtë stadium. “Elbasan Arena” do të jetë tashmë shtëpia e re e Kombëtares sonë për ndeshjet eliminatore të Europianit “Francë 2016”, dhe ku një nga ndeshjet më të zjarrta pritet të jetë Shqipëri-Serbi.

stadiumi elbasanit

stadiumi elbasanit



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale