Kombëtarja e femrave U-19 fiton miqësoren me Kosovën

Kombëtarja e femrave U-19 fiton miqësoren me Kosovën

Kombëtarja e femrave mosha U-19 ka fituar me rezultatin 1-0 sot në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës

Kombëtarja e femrave mosha U-19 ka fituar me rezultatin 1-0 sot në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar në orën 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Shqipërinë e femrave mosha U-19, falë golit të sulmueses Esi Lufo në minutën e 45 të kësaj pjese. Ka qenë një lojë shumë e mirë e vajzave të drejtuar nga trajneri Dede. Në pjesën e dytë të rejat e kombëtares kanë zhvilluar gjithashtu një lojë të mirë, kanë realizuar disa sulme por nuk e kanë thelluar rezultatin. Shqipëria luajti me këtë formacion: Meeriem Isa, Katerina Simoni, Blerina Morina, Sara Gila, Xhilda Xhymerti, Mesuaro Begallo, Esi Lufo, Vanesa Levenaj , Ilaria Zarka, Markela Beejleri, Eni Sulo. Trajneri Dede u shpreh:

Si ndeshje testuese ishte përballje interesante dhe vlerësoj lojën e vajzave dhe sidomos prurjet e reja të cilat premtojnë shumë. Nëse do të rritemi fizikisht do të kemi mundësi në eliminatoret e kësaj moshe.

Trajneri,  Nevil Dede

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren