Kombëtarja kuqezi e boksit nuk ia del në Botëror, eliminohen 3 nga 6 sportistët

Kombëtarja kuqezi e boksit nuk ia del në Botëror, eliminohen 3 nga 6 sportistët

Kombëtarja e boksit

Shqipëria po përfaqësohet me gjashtë sportistë në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent. Delegacioni kuqezi përbëhet nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Luzarin Vila, si edhe gjashtë sportistë. Arjol Zeneli, Krenar Zeneli, Ani Haxhillari, Denis Nurja, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa janë kuqezinjtë që kërkojnë mos e mbyllin pa një sukses këtë turne.

Me turneun që vlen për kualifikueset e Olimpiadës "Paris 2024", tre nga boksierët kuqezinj janë eliminuar që në raundin e parë, ndërsa njëri prej tyre është në garë, në pritje të dueleve të Arjol Zenelit dhe Arjon Kajoshit.

Në peshën 60 kg, Krenar Zeneli përfiton nga mungesa në ring e rivalit zviceran Chawe Gamedze për ta avancuar më tej në raundin e parë. Gjithsesi, në përballjen e dytë, atë ndaj spanjollit Jose Quiles, ai u mund me “knock out” në raundin e tretë, duke u eliminuar.

Në peshën 71 kg, boksieri  Denis Nurja u eliminua që pas sfidës së parë. Ai u mund 4-1 nga Aaron Prince i Trinidat-Tobago, duke e mbyllur shumë shpejt aventurën e tij. Në peshën 57 kg, Ani Haxhillari avancoi në raundin e dytë pas fitores ndaj zviceranit Dlamini Comford, që nuk u paraqit në ring. Në turin tjetër, ai do të përballet me Yousef Iashash të Jordanisë.

Në peshën +92 kg, boksieri Nelson Hysa nuk ia doli përballë ekuadorianit Gerlon Congo, duke mos avancuar dot më tej. Duhet theksuar se Hysa shkoi në Botëror për ndeshje kontrolli, pasi po përgatitet për ndeshjet profesioniste që ka tani afër.

S.DH/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ferroprodutto: 06/05/2023 12:19

    steka mbete gja tjeter neli vetem te futen ne bik brother me smajlajn e kercimit se gjati aty del noj gja

    Përgjigju
  • fran gjukshi kukes: 06/05/2023 12:14

    po ky gomari 92 kilosh sikur mundi kundershtarin e tysonit e gjitha ato te medhenj nje nga nje ,hajde rebublika e boksit budallalleqe albanistanse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë