'Kombetarja superiore ndaj kundërshtarëve në Ligën e Kombeve', Duro: Tani s'ka më justifikim për Rejan

Shpëtim Duro deklaron se Kombëtarja shqiptare është superiore ndaj kundërshtare në Ligën e Kombeve, kompeticion që nis këtë fundjavë. Në intervistën për Report Tv ish-ndihmës trajneri i Kombëtares thotë se aktualisht kuqezinjtë kanë një përbërje cilësore.

“Kemi shumë futbollista që luan në Seria A. Jemi ne superior ndaj Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Lituanisë. Kundërshtari më i fortë është Bjellorusia, është edhe ndeshja e parë, por luhet edhe në transfertë. Nëse arrijmë një fitore ndaj këtij kundërhstari skuadra jonë me 99% do jetë e para në grup,”-u shpreh ai.

Sipas Duros pas një viti eksperincë tani nuk ka më justifikime për Edy Rejan, por duhet të arrijë vendin e parë në grup.

“Nuk ka më justifikim, pas arritjes së 2016, pasi piaca është e lartë. Çdo trajner që do punonte mbas këtij viti do ta kishte vështirë me ekipin tonë kombëtar sepse objektivat janë madhorë. Kështu përfundoj Panucci, por Reja është trajner me mjaft përvojë, eksperiencë, por ka një avantazh pasi ka lojtarë shumë më cilësorë,”-deklaroi ai.

Lidhur me diskutimin e vjetër të trajnerit shqiptar në kombëtare Duro tregon arsyen se përse nuk duhet të jetë.

“Kemi trajnerë shumë të mirë në Shqipëri, me përvojë, që mund ta bëjnë mirë punën e tyre, por ka shumë elementë në disfavor të trajnerëve shqiptarë për vetë ambientin që ne jetojmë.”

Kombëtarja të premten do të luajë ndeshjen e parë në grupin e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë, ndërsa të hënën pret Lituaninë në Air Albania.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku