'Komisionerët e PD dhe LSI të na kalojnë ne'/ Patozi: Fushata jonë s'do ketë mitingje, nuk i poshtërojmë zgjedhësit

Kreu i Bindjes Demokratike tha në Report Tv me gazetarin Denis Minga se fushata e BD nuk do jetë sipas modelit të vjetër me mitingje por përmes bashkëbisedimit me qytetarët. Ai i quajti mitingjet të shëmtuar dhe poshtërues për elektoratin

"Ne nuk e pranojmë modelin e shëmtuar të Rilindjes. Ne do të shpëtojmë sa më shpejt prej tij. Ne do jemi kundërshtarë të hapur të kandidatëve socialistë. Qasja jonë për politikën është e ndryshme. Edhe në fushatë ne kemi shpallur që ne i refuzojnë mitingjet. Ne sot mund të mos jemi një parti e madhe por do jemi nesër. Do jemi nesër dhe prapë nuk do bëjmë mitingje. Ne do i flasim njerëzve, nuk do i ftojmë të mblidhen rrotull nesh, pasi kjo është poshtëruese të mbledhësh njerëz në një vend, gjysmën t'i kesh sjellë me autobusë. Kështu do funksionojë e gjithë fushata jonë", tha Patozi.

Ai gjithashtu tha se KQZ duhet t'i delegojë Bindjes Demokratike komisionerët e PD dhe LSI.

"KQZ duhet të balancojë komisionet pozitë-opozitë. Nuk është asnjëherë vonë. Komisionerët e PD dhe LSI duhet të zëvënësohen me komisionerët tanë. Blerja e votës ka ardhur duke u përkeqësuar në Shqipëri", u shpreh Patozi.


Lajmi kryesor:

Patozi në Report Tv: Nuk mund të shkohet në përplasje civile për karriget e 2-3 personave


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)