Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner këtë të premte ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Brunner përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se vendi ynë është në rrugën e duhur teksa thekson se është bërë përparim konkret lidhur me politikat e BE-së.
“Shqipëria ka bërë përparim konkret në përafrimin e politikave dhe kuadrit ligjor të saj me acquis të BE-së.
Mesazhi im është i qartë: qëndroni në rrugën e duhur. Shqipëria është në rrugën e duhur”, shkruan ai në Instastory.
Brunner gjatë vizitës së tij ka zhvilluar disa takime ndër të cilat me kreun e qeverisë, ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ambasadorët e BE në Tiranë dhe drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.

Komente












