Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore

Komisioni i posaçëm parlamentar Antikorrupsion i kushtoi një tryezë të drejtës së pronës që ngjalli edhe interesin e kryeministrit Edi Rama, si një nga fushat që edhe në raportet e Komisionit Europian, renditet me ndjeshmëri të lartë ndaj korrupsionit.

Grupi i ekspertëve që ka punuar në këtë drejtim sugjeron ndërhyrje kryesisht në korrigjimin dhe përmirësimin e të dhënave kadastrale, në dixhitalizimin e pronës dhe hartave apo edhe lehtësime në procesin e aplikimit për regjistrimin e titujve të pronësisë.

“Këto mund të bëhen vetëm me ndërveprimin e të gjithë aktorëve, Kadastra, ATP, sistemi gjyqësor, pushteti lokal, AKSH-i përmes e-Albania dhe sistemi i noterisë”, shprehet Tongi Gogu për Report Tv.

Peshën e përgjegjësisë në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, për Toni Gogun, nënkryetarin e grupit të PS, do ta kenë dy prej institucioneve kryesore, Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Dy janë institucionet që do të ballafaqohen me dallgën e ndryshimit dhe të kërkesave nga publiku shqiptar, kadastra, ku aty brenda janë të gjitha proceset sa i takon marrjes së dokumentacionit përkatës dhe ATP, ku duhet të garantohet që të gjithë ish-pronarët të marrin atë që u është mohuar për kohë të gjatë. Këto janë dy institucionet ku ndryshimet do jenë të mëdha dhe duhet të ballafaqohen me plane të mirëdizenjuara veprimi”, tha Gogu për Report Tv.

Për Gogun, i cili  ka punuar së bashku me grupin e ekspertëve, puna e komisionit do orientohet në dy drejtime forcimin e integritetit të punonjësve dhe dixhitalizimin.

“Problematikat janë të gjitha aty, nga mbivendosja e pronave, nga pasaktësitë e regjistrimeve që janë në nivele të tmerrshme. Nga ana tjetër janë edhe gjetje se si ka ndihmuar teknologjia dhe se si do të jetë një nga kyçet e suksesit përkundrejt dhe integritetit të atyre punonjësve që do të marrin përsipër të merren me çështjen e pronave. Nëse do të ketë dy binar suksesi, do të jetë përdorimi i teknologjisë, digjitalizimi dhe integriteti”, thotë Gogu.

Sipas gjetjeve nga grupi i ekspertëve rezulton se 80% e të dhënave kadastrale janë të pasakta, 7 mijë kërkesa ende të pashqyrtuara nga agjencia e trajtimit të pronave, dhe nga mbi 4 mijë vendime të prekura nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, janë zbatuar më pak se 800.

Në përfundim të punës së komisionit, për të gjitha institucionet do të ketë një kalendar me detyra të qarta, ndërsa të paktën deri më tani nuk artikulohet nevoja e ndryshimeve ligjore.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zakarel zaka: 02/12/2024 11:59

    hajdutet ne durres vazhdojne akoma manovrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!

Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!