Komisioni e Ekonomisë, Shalsi lejon deputetët e opozitës të diskutojnë në mbledhje: Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi

Në komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi ka vendosur që t’u japë fjalën deputetëve të opozitës të paraqitur fizikisht, megjithëse u kërkohet që të futen në platformën online. Shalsi tha se e gjithë bota tashmë zhvillon mbledhjet online, ndërkohë që shtoi se kusht për praninë fizike do të jetë edhe certefikata e vaksinimit.

‘Ju dhashë fjalën, secili mund ta marrë fjalën. Do ju kërkoja të respektoni etikën. Një nga debatet më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ajo që po bën bota mbledhje online, komisione, jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe post pandemisë. Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi, ndërkohë që do të ndjekim edhe shifrat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse do të logeni mirë nëse, jo do të duhet të vini këtu.’- tha Shalsi.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se kjo është marrëzi dhe se mazhoranca tregon se ka frikë nga debati.

‘Kjo që po bëni është një marrëzi e madhe. Në një kohë që po hapen shkollat dhe ndiqen fizikisht, e Kuvendi zhvillon seancë plenare me prani fizike ju insistoni që ta bëni punën online. Kjo trego se ju keni frikë nga debatet.’- tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Mazhoranca tërhiqet për komisonet online! PS: Rishikojmë vendimin, deputetët prezent të jenë të vaksinuar


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën