Komisioni për punët e Jashtme miratoi projektligjin për shfuqizimin e Agjencisë së Diasporës, e krijuar në vitin 2017.
Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme Artemis Malo tha se qëllimi është forcimi i mëtejshëm i politikave shtetërore lidhur me diasporën, çështjet e së cilët do t’i trajtojë kjo ministri.
“Funksionet administrative realizohen më mirë nëse është pjesë e ministrisë që merret me politikat e diasporës”, tha Malo.
Në 2022 u pa e arsyeshme nga qeveria për të rishikuar politikën e saj me diasporën për të përmirësuar dhe konsoliduar bashkëpunimin me diasporën.
Një element tjetër që u mor në konsideratë për hartimin e projektligjit është edhe mbivendosja e kompetencave, çka nëse do të vijohej me Agjencinë e Diasporës, do të reduktohej efiçenca në përmbushjen e detyrave.
Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi gjithashtu edhe Ratifikimin e Marrëveshjes, mes Kosovës e Shqipërisë për ushtrimin e profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Po ashtu, u miratua edhe projektligji për marrëveshje Shqipëri-Mali i Zi për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2021-2027.
Projekti do të ketë një vlerë 13.7 milionë euro me financim nga BE dhe kontribut të pjesshëm nga të dyja qeveritë. Marrëveshja synon promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëgjesë me ambasadorët e rinj, Petrit Malaj propozohet për Prishtinën: Do çoj diplomacinë në nivel tjetër! Kodheli: Njohja e Kosovës, detyrim
17 Korrik 2023, 16:41
-
Uran Ferizi kandidat për ambasador në Britani, Alizoti: Të uroj suksese, por do na duheshe këtu
19 Qershor 2023, 17:08
-
Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho në Report Tv: Njerëz që u shërbejnë kryeministrit! Drafti për Kosovën? Rama është i kapur nga Vuçiç
13 Qershor 2023, 18:41
-
Kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat! Përfaqësuesi për NATO-n: Kosova, prioriteti ynë! Çollaku: Tejkalo qëndrimet e qeverisë
12 Qershor 2023, 11:37
-
Miratohet buxheti 2.9 mld lekë i Ministrisë së Jashtme! Fino: Kosova, Diaspora dhe BE në fokus të punës sonë! Shehu: Keni ulur fondin, po rrezikohet sovraniteti
14 Nëntor 2022, 12:12
-
Butrinti, Majko akuza qeverisë: Keni ndryshuar kufijtë e zonës së mbrojtur! Dule: Qeveria ka dhënë pronën e manastirit ortodoks për ndërtimin e një resorti
10 Maj 2022, 10:06
-
Transferimi i të burgosurve nga Britania, projektligji i hap rrugë uljes së dënimit! Zv.ministrja në Komisionin e Jashtëm: Në burgje, 105 vende të lira! Ja sa shkojnë kostot
13 Dhjetor 2021, 11:47
-
Komisioni i Jashtëm, Tomorr Alizoti: Diplomatët shqiptarë janë më të varfërit në rajon, qeveria nuk i ka trajtuar siç duhet
12 Nëntor 2021, 11:17
-
Komisioni për Politikën e Jashtme, Ministrja tregon objektivat për vitin 2022: Fokus, nisja e negociatave për anëtarësimin në BE! Vëmendje të veçantë dhe marrëdhëniet me Kosovën
3 Nëntor 2021, 15:38