Komisioni i Sigurisë/ Garda, AMP dhe SHISH më shumë fond për vitin e ardhshëm, do mbulohen pagat e reja!/ Deputetët e PD-së kërkojnë llogari për policinë brenda Parlamentit

Komisioni i Sigurisë/ Garda, AMP dhe SHISH më shumë fond për vitin e ardhshëm, do mbulohen pagat e reja!/ Deputetët e PD-së kërkojnë llogari për policinë brenda Parlamentit

Ermal Onuzi ne komisionin e Sigurise

Tirane- Hyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet brenda rrethimit të godinës së Parlamentit në datën 17 tetor, e cila krijoi kaos dhe për pasojë edhe akuza ndaj bluve, ishte tema kryesore e debatit gjatë raportimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku bazë ishte parashtrimi i projektbuxhetit për të dy institucionet respektive.

Deputetët e Partisë Demokratike fillimisht i kërkuan kreut të AMP-së, Florian Sulejmani, një përgjigje nëse ka një hetim për Forcat Kombëtare të Sigurisë për hyrjen brenda Parlamentit. Sipas kreut të AMP, po mblidhen të dhëna për rastin dhe po hetohet në mënyrë administrative se si qëndron e vërteta. Opozita shfaqi interes edhe për atë që ata e quajtën “inkriminim i policisë”, komunikimet në “SkyECC” e më gjerë, për përgjigjet e të cilave u ra dakord që të brenda një muaji kreu i AMP të vij sërish në komision për t’iu përgjigjur të gjithave.

Nga ana tjetër, kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi u pyet nëse Policia e Shtetit u kërkua të hyjë me kërkesë të tij, apo edhe ai ishte i surprizuar. Onuzi iu përgjigj shkurt interesit të deputetëve të opozitës duke deklaruar se “ka një hetim administrativ për çështjen dhe do të flas për të pas mbylljes së këtij hetimi":

Ndërkohë, sa i përket buxhetit për vitin 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të përfitoj 7% më shumë se ai i vitit aktual, me një vlerë totale prej 348 milionë lekë, që përfshinë nevojat për paga, mallra dhe shërbime. Garda e Republikës nga ana tjetër ka rritje prej 13% në buxhet, i cili në shifra përkthehet në 2.54 miliardë lekë, po ashtu për paga, mallra dhe shërbime.

Në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e vitit 2024 raportoi edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Buxheti për SHISH në vitin e ardhshëm ka një rritje prej 33%, në vlerë 2.77 miliardë lekë. Megjithatë, Hyseni tha se kërkesat buxhetore për SHISH ishin edhe 21% më shumë, praktikisht në vlerë e 3.48 miliardë lekëve, por që nuk janë miratuar. Vijimësia e mbledhjes së komisionit u bë me dyer të mbyllura, për shkak të detajeve sensitive që nuk mund të ndahen me publikun.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë, 2 emigrantë kthehen drejt Italisë, 6 futen në kampin e Gjadrit

Marrëveshja me Italinë, 2 emigrantë kthehen drejt Italisë, 6 futen në kampin e Gjadrit