Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në mbledhjen e qeverisë dhe të grupit parlamentar, tha se komisioni pavarësisht bojkotimit të PD-së, po vijon punën.
Gjiknuri tha se komisioni i ka të gjitha kapacitetet dhe për të vijuar i vetëm, por që mbështetja e palës tjetër është e nevojshme, përfshi këtu faktin se hartimi i një reforme të re zgjedhore është dhe detyrë nga procesi i integrimi në BE.
Gjiknuri theksoi se ekspertët kanë nisur punën dhe se është gati drafti i parë teknik. Përsa i përket Kodit të ri Zgjedhor, objektivi është për ta mbyllur në muajin qershor apo korrik.
“Komisioni u formua në 8 tetor të vitit të shkuar pas një procesi dialogu me opozitën duke dakordësuar parimet. Sot që flasim jemi përpara faktit që komisioni ka bërë dy mbledhje, kemi përcaktuar një prioritet pune që përputhet me rekomandimet e ODHIR dhe me prioritetet e integrimit. Filloi një proces i mirë, patëm dakordësi me palën tjetër, u përfshirë dhe faktorët ndërkombëtarë.
Sot kemi dhe një draft teknik, por që procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Mbetet për tu parë sesi do të eci më tutje. Kjo është një vendimmarrje politike sesa e rëndësishme është që të ecim përpara dhe pa mbështetjen e palës tjetër. Komisioni ka të gjitha kapacitetet, ekspertët kanë nisur punën, drafti është bërë. Përsa i përket kodit, kemi më shumë kohë për ta përfunduar, synimi ëhstë që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Qëllimet dhe objektivat i kemi të qarta. Procesi kërkon dhe mbështetjen e palës tjetër dhe kërkon kujdes nga ana politike”, tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Siguria ushqimore, e ulët’, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit










