Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër paketës Anti-KÇK: Anti-kushtetues, mbivendosje e SPAK dhe shkel të drejtat e njeriut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër paketës Anti-KÇK: Anti-kushtetues, mbivendosje e SPAK dhe shkel të drejtat e njeriut

Një ditë para se akti normativ anti-KÇK të kalojë në seancën plenare në Kuvend, që është parashikuar më 5 mars 2020, ka ardhur reagimi i ashpër i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që e cilëson këtë akt normativ anti-kushtetues dhe se cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si dhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Në një deklaratë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit së bashku me 22 organizata të tjera, kërkohet nga Kuvendi, që ky Akt Normativ miratuar nga Këshilli i Ministrave, të reflektojë dhe ta rrëzojë atë, pasi shkel dhe mbivendos shumë të drejta kushtetuese, sidomos me organet e reja të drejtësisë si SPAK dhe Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion.

'Paketa Anti KÇK, bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara nga Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese' shkruhet në deklaratë, ndërsa theksohet se 'ky akti normativ mbingarkon SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kompetenca në tejkalim të atyre kushtetuese, ndërkohë që këto institucione po përballen me një numër voluminoz dosjesh të mbartura.'

Në lidhje me punën e OFL në terren, Komiteti i Helsinkit shprehet se disa nga sekuestrimet e saj mund të rrëzohen nga gjykata si veprime  jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe mund të bëhen subjekt për dhënien e vendimeve penalizuese nga Gjykata e Strasburgut, në favor të individëve që i nënshtrohen masave kufizuese në të ardhmen.

Akuzat e ngritura nga Komiteti i Helsinkit janë të njëjtat me ato të ngritura më herët nga opozita, se paketa Anti-KÇK është mbivendosje e SPAK dhe se shkel shumë ligje kushtetuese me veprimet e saj.

Deklarata e plotë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Akti Normativ nr. 1 tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe të drejtat dhe liritë e njeriut

Një grup organizatash të shoqërisë civile besojnë se Akti Normativ me fuqinë e Ligjit Nr. 1, njohur si paketa Anti KÇK, bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara nga Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht kërkesës të organizatave të shoqërisë civile drejtuar në dt.5 Shkurt 2020, Kuvendit të Shqipërisë, me keqardhje vërejmë se dy Komisionet parlamentare (Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni për Çështjet e Sigurisë), miratuan aktin normativ pa asnjë konsultim publik. Ndërkohë që akti normativ është parashikuar të shqyrtohet në Kuvend, në seancën plenare të dt.5 Mars 2020.

Organizatat e shoqërisë civile kanë përgatitur një oponencë ligjore të detajuar për shkeljet kryesore të vërejtura në aktin normativ (e publikuar në këtë link https://ahc.org.al/?p=11027 ). Bazuar në argumentet e parashtruara në këtë oponencë, i bëjmë thirrje Kuvendit të reflektojë pozitivisht dhe të rrëzojë aktin normativ me fuqinë e ligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Me shqetësim, tërheqim vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, se Akti Normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor, dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë dhe mund të dëmtojë luftën kundër krimit të organizuar, për shkak se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Akti normativ, nëse miratohet nga Kuvendi, mund të sjellë dhënien e vendimeve penalizuese nga Gjykata e Strasburgut, në favor të individëve që i nënshtrohen masave kufizuese dhe që mund ti drejtohen kësaj gjykate në të ardhmen. Në oponencën tonë ligjore, analizohen ndër të tjerash, disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, ku ndër më të rëndësishmit është vendimi unanim i Dhomës së Madhe të kësaj gjykate, De Thommaso, ku shteti Italian është penalizuar për shkak të cenimit të të drejtës së lëvizjes dhe të drejtës për proces të rregullt, si rezultat i zbatimit të një kuadri ligjor jo të qartë dhe të paparashikueshëm nga individët, për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Paqartësi dhe mangësi të ngjashme vërehen në dispozita të caktuara të aktit normativ me fuqinë e ligjit (të analizuara në oponencën ligjore). 

Akti normativ mbingarkon SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kompetenca në tejkalim të atyre kushtetuese, ndërkohë që këto institucione po përballen aktualisht me një numër voluminoz dosjesh të mbartura nga organet e mëparshme të drejtësisë. Ky aspekt si dhe përfshirja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në Komitetin Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar vlerësojmë se do të ndikojë në dobësimin e efektshmërisë së këtyre organeve të specializuara, të cilat duhet të kenë në fokus të veçantë të veprimtarisë së tyre, ndër të tjerash, hetimin dhe ndëshkimin veprave penale të kryera nga zyrtarë apo ish zyrtarë të nivelit të lartë. Vlen të theksojmë se, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të nivelit të lartë ka qenë ndër arsyet kryesore të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Organizatat nënshkruese:

1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)

2. Instituti për Studime Politike (ISP)

3. Birn Albania

4. Instituti Shqiptar i Shkencës

5. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)

6. Instituti i Kërkimeve Urbane

7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

8. Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar

9. Partnerët Shqipëri

10. Res Publica

11. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)

12. Qendra Altri

13. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

14. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)

15. Qendra Europiane

16. Civil Rights Defenders

17. INAC

18. Në dobi të gruas shqiptare

19. Këshilli Shqiptar i Medias

20. Aleanca LGBT

21. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)

22. Gender Alliance for Development Centre

23. AWEN- Albanian Women Empoëerment Network

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrema: 04/03/2020 20:33

    Ketyre te Helsinkit ne Shqiperi dhe te gjithev atyre qe e kane firmosur OFL duhet patjeter ti marri me shqyrtim sepse te gjith jane organizma hajdutesh.

    Përgjigju
  • dada: 04/03/2020 16:20

    OK po kujti i plasi qe shkel te drejtat e njerut nje krimineli po atyre qe i kane marre jete apo vajzat per prostituacion nuk ja kane shkelur te drejtat. pse ka mbi vendosje SPAK gjykata vendosin jepi karah krimit ju ju te pastrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja