Kompania Meta bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin

Kompania Meta bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin

Kompania Meta ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të jenë të vëmendshëm, pasi zbuloi se një grup hakerësh i lidhur me Iranin u përpoq ta përdorte WhatsApp-in, aplikacionin për dërgimin e mesazheve.

Meta është kompania më e fundit e teknologjisë që paralajmëron për kërcënimet e mundshme që përbëjnë hakerët për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, mes nënpresidentes Kalama Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Më herët, Google dhe Microsoft zbuluan tentime të ngjashme që iu atribuuan Iranit.

Llogaritë në WhatsApp të lidhura me një “aktor kërcënues” iranian dërguan mesazhe duke pretenduar se ato ishin mbështetje teknike për AOL, Google, Yahoo, apo Microsoft, sipas Metës.

Meta tha këto llogari të përfshira në “inxhinieri sociale” u bllokuan.

Më herët këtë muaj, Inteligjenca amerikane konfirmoi se Irani e ka hakuar fushatën e Trumpit.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, thanë më 20 gusht në një deklaratë të përbashkët se Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.

Fushata e Trumpit e fajësoi Iranin më 10 gusht për hakimin e mesazheve të brendshme. Zyrtarë të Iranit i hodhën poshtë akuzat.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Burrat e zodiakut që bëjnë vetëm atë që u thotë nëna e tyre

Burrat e zodiakut që bëjnë vetëm atë që u thotë nëna e tyre