Komunikimi i shqiptarit nga burgu në Londër me Skype për 'Pa Gjurmë', jehonë në mediat britanike

Komunikimi përmes Skype nga një burg në Londër i shqiptarit Afrim Imeraj live nga studio e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, ka vënë në lëvizje autoritetet britanike prej dy ditësh tabloidet britanikë i kushtojnë një shkrim të gjatë rastit të shqiptarit Afrim Imeraj që komunikonte që bëri lidhje me Skype përmes telefonit nga burgu Pentonville në veri të Londrës. 

Edhe pse pritet t'i kushtojë shumë komunikimi me Skupe nga qelia, Afrim Imeraj guxoi që të kërkojë dy vajzat e tij Klean dhe Lorisën. Pas një letre dërguar në emisionin ’’Pa Gjurmë’’, mbrëmjen e 4 dhjetorit ai realizoi edhe një lidhje me Skype nga burgu HMP Pentonville në Britani, për 25 minuta. Guximi duke përdorur një telefon të kontrabanduar në burg dhe dëshira e një babai për të komunikuar me vajzat e tij, bëri që ky rast të bëhej kryelajm në gazetat me të njohura Britanike në The Sun dhe Daily Mail. E gjithë kjo ka vënë në lëvizje jo vetëm median që e ka pasqyruar rastin duke cituar Report Tv në atë që ndodhi në emisionin investigativ "Pa Gjurmë", edhe autoritet më të larta britanike.

Komunikimi nga ky burg, përmes celularit Smart phone në një lidhje me skype të Afrimit në ’’Pa gjurmë’’ ka bërë që pas publikimit të rastit të shkaktohej kaos. Shqiptari 34-vjeçar Afrim Imeraj është arrestuar nga autoritetet angleze bashkë me vëllanë e tij më datë 23 mars të vitit 2017 për trafik droge. Pasi Afrimi nuk ka asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, duke qenë se ndodhet ende në burg, ai kërkoi ndihmë në emisionin ’’Pa gjurmë’’ për t'i bërë apel familjes. Veçanërisht dy vajzave për të cilat ai vendosii të ndërrmarë këtë vendim. Të flasë në mënyrë ilegale me celular nga burgu Pentonville në Londër. 

Pas kësaj, shtypi britanik ka reaguar menjëherë, ndërsa citon në të gjitha shkrimet Report Tv-në dhe emisionin "Pa gjurmë". Më të njohurat britanik si The Sun, Daily Mail por edhe të gjitha gazetat print kanë përcjellë më bujë lajmin për dy ditë më radhë në faqet kryesore duke shkruar:

The sun 
Kontrabandisti shqiptar i drogës, 34 vjeç, i mbajtur në një burg britanik në paraburgim, ishte në një intervistë televizive 25 minutëshe, nëpërmjet Skype nga brenda ambienteve të burgut. Afrim Imeraj, 34 vjeç, u shfaq në televizionin shqiptar nga një qeli burgu në Mbretërinë e Bashkuar. Ai përdori një telefon të kontrabanduar për të folur në Pa gjurmë në përpjekje për të gjetur vajzat e tij.

Imeraj tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme Afrim Imeraj, 35 vjeç, bisedoi me prezantuesen Odeta Dume e Pa gjurmë në atdheun e tij, Shqipëri. Imeraj është aktualisht në paraburgim dhe do të dënohet për trafik droge, raporton The Sun. Imeraj i tha Pa Gjurmë në Raport TV se ai erdhi në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme, por gruaja e tij u zhduk me fëmijët e tyre shumë shpejt pas kësaj.

Tha Sun thekson se lidhja me Skype u transmetua në televizionin që shikohet nga miliona njerëz. Citon The sun duke e bërë të besueshme se Afrimi fliste vërtetë nga ky burg në Pentonville në veri të Londrës, ndërsa zhvilloi këtë lidhje me Skype, live.

Në Londër është e paligjshme që të ketë një telefon në burg. E përfundon kështu The Sun shkrimin e tij, duke sugjeruar që të fiken telefonat, sepse do të ketë saksione të mëdha. Pas kësaj kaos në Britani. Sot pasi lajmi u publikua edhe në gazetat print problemi i telefonave në burg ka shkaktuar një goditje të madhe nga qeveria.

Gjithashtu edhe Daily Mail duke iu referuar The Sun, i cili e nxori i pari lajmin ekskluzivisht i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe të detajuar rastit ku thekson se: Gjatë emisionit, që shihet nga miliona në Shqipëri, ekrani u nda me spliter duke treguar komunikimin e prezantueses në studio me lidhjen skype nga burgu me Afrim Imerajn. Nga e gjithë kjo jehonë në mediat britanike e vetmja qe s’ka reaguar ende është ish-bashkëshortja Fatmire Gjuta dhe dy vajzat e tyre, qe ndodhen ne Gjermani, për të cilat ky 34-vjecar rrezikoi kaq shumë nga ky burg në veri të Londrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nkalkddn: 07/12/2018 19:25

    Kushdo te ju citoje ju vemje mbeteni. Dhe 99% jeni paguar nga ky trafikanti. Se kjo prerje jeni ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'