TIRANE- Dy vjet më parë, ideja për ngritjen e varrezave murale në Tiranë hapi një debat të gjerë mes qytetarëve, Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare. Fillimisht kjo iniciativë u prit me skepticizëm, ndonëse u ofruan mjaft argumente pse sektori i funeraleve duhet të nxirrej nga asfiksia. Në kushtet kur në kryeqytet humbin jetën 3000 persona në vit, Sharra dhe Tufina kanë ezauruar të gjitha hapësirat.

Vazhdimisht qytetarët kanë ngritur shqetësimin se e kanë pasur të vështirë të gjejnë një vend për të afërmit e tyre për t’i përcjellë siç duhet në banesën e fundit. Pas konsultimeve të vazhdueshme u gjet edhe gjuha e përbashkët për zhvendosjen e varreve të vjetra, Bashkia e Tiranës ka vendosur të vërë ne jetë nismën e saj.

Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com