Komuniteti egjyptian:Shteti të blejë
 shportat tona dhe jo ato kineze

Komuniteti egjyptian:Shteti të blejë<br /> shportat tona dhe jo ato kineze
Anëtarë të komunitetit Egjyptianë dhe Romë kanë shpalosur sot punimet e tyre artizanale në tezat e ngrituara rishtazi në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, me rastin e Ditës së Verës.

Bëhet fjalë për disa shporta të punuara me dorë, një traditë e hershme kjo e komunitetit Romë. Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome i bën apel Qeverisë dhe institucioneve, që këto punime të zëvendësojnë mallrat e importuara, si një mënyrë për të nxitur punësimin e këtij komuniteti.

koshat e romeve

“Ne duam që qeveria Shqiptare nëpër të gjithë institucionet të mos përdorë kosha kinezë, por t’i zëvendësojë ato me koshat e punuar nga ky komunitet. Në këtë mënyre ata do të krijonin mundësi punësimi për këtë komunitet… Le t’ua blejë këto kosha për t’i përdorur në institucionet e shtetit”, shprehet një prej anëtarëve të Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome.

koshat e romeve

“Ajo që kërkojnë këto familje është tregu i shitjes, le të jenë institucionet ata që ndihmojnë të paret, duke zëvendësuar koshat e mbeturinave kineze me koshat e punuara nga këto njerëz”, vijon ai.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën