Komunizmi/ Dosja 'Shtriga', motra e Kadaresë mes grave të përndjekura nga sigurimi

Komunizmi/ Dosja 'Shtriga', motra e Kadaresë mes grave të përndjekura nga sigurimi

Ja cfarë ka dosja e cilësuar secrete, që u hap në një aktivitet përkujtimor në Belsh, si pjesë e aktiviteteve “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, që iu kushtua grave të dënuara në diktaturë.

Del në dritë dosja e sigurimit të shtetit ku përndiqeshin disa gra nga sigurimi i shtetit. Nga kjo dosje u dënua vetëm objekti kryesor i saj, Asamble Hatibi. Një prej mikeshavetë saj, Kadrie Kadare, e cila po ashtu figuron e përgjuar nga e njëjta agjente e sigurimit të shtetit, shpëtoi nga burgu. Në atë kohë u desh ndërhyrja e vëllait të saj, Ismail Kadare, shkrimtar i njohur,i cili me anë të një letre drejtuar diktatorit, ku edhe e etiketonte motrën “tëçekuilibruar mendërisht” tentoi ta shpëtonte atë nga dënimi.
Sigurimi kishte hapur dosjen për një grup të organizuar, ku ishin emrat e më shumë se 10 personave, por ata shpëtuan nga dënimi. Në vendimin e arkivimit të dosjes thuhet se “dy nga të implikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa të tjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë”. Në këtë dosje, të hapur në vitin 1978, emri i bashkëpunëtores së sigurimit të shtetit është kodifikuar me emrin “Shigjeta”, por jepen plot të dhëna që mund tëçojnë në identifikimin e saj. “Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit”, thuhet në dosje.

Dosja 'Shtriga'

Dosja e cilësuar sekrete u hap tëenjten në Belsh në kuadër të aktiviteteve “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, që iu kushtua grave të dënuara në diktaturë.
Skënder Vrioni, sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH-së, citoi disa pjesë nga kjo dosje, e cila kishte si objekt kryesor Asamble Hatibin, një intelektuale, e cila ishte vënë në shënjestër për shkak se komunistët i kishin vrarë bashkëshortin në vitin 1947.
Dosja “Shtriga”

Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, tëcilëtjanë:Asamble Hatibi, Kadrie Kadare, Eqerem Biba, Islam Petrela,në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, Durim hatibi, Marilda Veshi, Lefter Veshi, TomsonBaci, Fatbardha Qorri etj.
Informim pjesor mbi përmbajtjen e kësaj dosjeje:

Dosja ka 72 fletë, ku në listën e dokumenteve përfshihen: lista e P.op. që njihen, vendime, informacione, plan masash, skica e shtrirjes sëveprimtarisëarmiqësore, plan kombinacioni, shënime operative, vije sjellje, raport –agjenturor, shtese plan masash etj.
Me konkretisht në vija të përgjithshme informim përmbajtësor mbi këtë dosje kryesisht për personat që kanë qenë të internuar dhe të burgosur në Kosovë, Belsh:
Më datë 27shtator 1978 , merret vendim, “mbi çeljen e dosjes agjenturiale me pseudonimin Shtriga” miratuar nga Zv.drejtori i P.Brendshme Tiranë (Lahedin Bardhi).
Nëkëtë vendim, mbi bazë e të dhënave të agjentit “Shigjeta”, rezulton se,

1.Asamble Hatibi është marrë në përpunim aktiv 2/A për veprimtari armiqësore nëformën e agjitacionit dhe propagandës, nga ku del se Asambleja është shprehur shumë ashpër për udhëheqësit e partisë.
2.Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, e cila është marrë në përpunim aktiv 2/A, si element antiparti, lidhje e ngushtë e armikut Todi Lubonja, nëngarkim të saj del dhe një e dhënë, ku bëhet fjalëpër aktivitet tëpërbashkët armiqësor me Asamble Hatibin.
Pak biografi për Asamble Hatibin, e cila ka mbaruar Institutin femëror në Tiranë, dhe gjatë luftës ka ndihmuar dhe përkrahur LëvizjenNacionalçlirimtare. Për këtë arsye është arrestuar nga fashistet italianë. Mbas çlirimit Asambleja ka punuar ne Bashkimin e Grave te Shqipërisë, nëMinistrinë e Bujqësisë, në Institutin e Lartë Bujqësor dhe më vonë pas vitit 1974 nëNdërmarrjen Artistike Migjeni. Asamblejaështë femër e zgjuar, me kulturëzotëron dy gjuhë të huaja frëngjisht dhe italisht dhe ka një rreth të gjerëshoqëror që i bën për vete. Në vitin 1946 është martuar me GalipHatibin,nga Dibra e Madhe, i cili ka studiuar në Itali, ka dalë partizan gjatëluftës, e mbas çlirimit ka punuar në organet e punëve të Brendshme, në vitin 1947 është arrestuar dhe dënuar me pushkatim,për veprimtari armiqësorekundër pushtetit popullor.
Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit.
Nga të dhënat e bashkëpunëtores ‘Shigjeta’, të pasqyruara këto nënjë raport, tëdatës 26 Tetor1981, “Përgjithësim mbi ndjekjen, zbulimin dhe Goditjen e Grupit Armiqësor me pseudonimin, “Shtriga”, Asamble Hatibi e zhvillon aktivitetin e vet armiqësor në këto drejtime kryesore:

1. Në drejtim tëudhëheqësit kryesor të Partisë,
“Udhëheqësin kryesor të Partisë e cilësonvrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet qëjanë bërë nëShqipëri, Sipas Asamblesë ai zhduk dhe vret tëgjithë ata që dinë sekrete për të, njëkohësisht ajo bën analogji dhe e quan udhëheqësin kryesor pede….si Hitleri dhe si njëkryeministër polak që vrisnin personat me tëcilët kishin marrëdhëniepër të mos u hapur fjalë”.Ismail Kadare diti t’ia hedhëudhëheqësit kryesor dhe ia gjeti pikën e tij tëdobët. (atij udhëheqësit kryesor i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodhi me kapitullin e qëndrimit te tij nëMoskë, në romanin “Dimri i Madh”, ku në roman autori paraqet tërëmizerjen e jetëssone. Vaniteti(kotësia) e tij(udhëheqësit kryesor) arrin deri aty sa të mos i bëjëpërshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori është i madh se bën Armen e Sigurimit zhele…”
2. Në lidhje me jetën e Rinisë

Kadrije Kadare

Sipas saj rinia nëvendin tonëështë edukuar keq, është pa karakter, spiunojnë njëri-tjetrin,dhe kjo vjen nga që jeta e tyre është plot vuajtje, ndryshe edukohet rinia në vendet e tjera, ajo ështëme personalitet,e afte për të jetuar nëmënyrë të pavarur,e lirë në zgjedhjen e profesionit,e të aspiratave të saj etj.Lidhur me shthurjen e liberalizimin, Asambleja thotë: unë nuk i them shthurje atyre qëmbajnëflokë të gjata apo pantallona të gjata, ajo ështëgusto e njeriut. Shthurje i them të spiunosh prindërit qëshikojnë televizor tek Italia.

Këto ishin disa nga pikëpamjet armiqësore jo vetëm tëAsamblesë, por dhe tegrupi që ajo ndikonte dhe drejtonte.
Më 19 tetor 1978 me miratim të Prokurorit tëPërgjithshëmështë arrestuar Asamble Hatibi, për krimin e agjitacion propagandës në drejtim tëudhëheqjes sëPartisë.
Më datë 22 tetor 1978, miratohet planimasash, hetimor agjenturor për tëpandehurën Asamble Hatibi, i cili u zbatua nga një grup operativ hetimor prej 7 punonjësve të strukturave të ish-sigurimit të shtetit.

Mjaft nga personat e implikuar u konsumua si dëshmitare dhe pyetja e tyre si dëshmitare ishte e domosdoshme sepse Asamble Hatibi ishte arrestuar vetëm në bazëtë T.O. dhe pa asnjë provë legale.

Dosja e dy grave

Dy nga tëimplikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret nga sektori operativ, ku njëri prej tyre i tërhequr nëbashkëpunim me material shtrëngues pasi u la i lirë vrau veten.
Përfundimisht e pandehura Asamble Hatibi e marrë në përpunim aktiv 2/A nga T.O dilte se kishte mendime shumë të mprehta armiqësore kundërudhëheqjes së Partisë dhe vijës politike të saj, dhe nëkëtë kontekst ajo ju dërgua gjyqit për krimin e parashikuar nga neni 55/1k.p dhe u dënua me 8 vjet heqje lirie.
Vlen të theksohet se në gjyqin e zhvilluar kundërAsamblesë dhe tëtjerëve u bënjë demaskim i forte i këtyrepikëpamjeve me dëshmitarë, me personalitete serioze dhe nga pjesëtarët e qendrave të punës të këtyre të pandehurve.

Më Datë 31 Tetor 1981 merret vendim përarshivimin e dosjes agjenturore me pseudonimin “Shtriga”, për arsye se veprimtaria armiqësore e këtij grupi nëpërgjithësi u vërtetua dhe u dokumentua plotësisht dhe përçdo person u muarën masat konkrete, dy nga tëimplikuarit u tërhoqën nëbashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa tëtjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë