Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të dytën herë në zbatim të masës së sigurisë

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot për të dytën herë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që mbante postin e ministrit.

Njësoj si herën e kaluar, Beqaj qëndroi për pak minuta në ambientet e SPAK dhe më pas u largua pa folur për mediat. 

24 nëntor, ai u paraqit në ambientet e SPAK për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë.  Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet çdo të të premte në orën 15:30 para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Ish ministri i Shëndetësisë pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë