Në 53 vende të botës organizohet sot dita botërore e Bioetikës. Konferenca u organizua për herë të parë edhe në Universitetin e Mjekësisë nga njësia shqiptare e Unescos.Bioetika përcakton disa principe bazë në marrëdhënien e mjekut me pacientin.

Kjo ishte një pikë e rëndësishme që u diskutua për mjekësinë shqiptare e cila përkon me lumturimin e Nënë Terezën. Pjesë të konferencës ishin student, mjekë e rektorë.

Altin Stafa, njëri prej organizatorëve dhe kryetari i njësisë shqiptare të Bioetikës theksoi që kjo ditë është shumë e rëndësishme në kushtet ku mjekësia shqiptare gjendet sot.

T’i bjeri ziles kambanës për të dyja këto probleme nuk mund të bëhet mjekësi pa një dimension etik, një nga argumentet që ne kemi sot është komunikimi me pacientin terminal që ka të drejtën që deri në sekondën e fundit të jetës të informohet mbi sëmundjen e vet mbi fatin që e pret”tha ai.

I ftuar në këtë aktivitet ishte dhe rektori i Univesitetit të Mjekësisë Arben Gjata i cili tha se bioetika i shërben mjekësisë shqiptare në ditët e sotme.

Biotika mund të lidhet shumë bukur me Nënë Terezës, pasi ka të bëjë me etikën në mjekësi dhe mendoj se është pika më e dobët në mjekësi”.

Kardiokirurgu Ramadan Jashari në fjalën e tij në këtë aktivitet si drejtues i bankës evropiane për trasplantin e indeve kardiovaskulare tha se bioetika është shumë e rëndësishme për trasplantin e organeve.

Kjo që unë do të fokusohem sot është donacioni pas vdekjes, pasi një person pas vdekjes mund të shpëtojë 10 të tjerëve me transplantimin e organeve të trupit të tij”.

Dita ndërkombëtare e Bioetikës do të kujtohet në këtë datë edhe në vitet e ardhme.

Redaksia Online
(M.Ç/dy.b/shqiptarja.com)