BRUKSEL - I ka kaluar të gjitha pritshmëritë Konferenca e Donatorëve në Bruksel "Bashkë për Shqipërinë", duke arritur në një vlerë prej 1.15 miliardë euro (grante, projekte dhe hua) të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit që ka pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Një vlerë që kapërcen edhe faturën financiare të dëmeve nga tërmeti, e cila ishte përllogaritur 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. Nga kjo vlerë, 300 milionë euro janë grante, dhurata, ndërsa vlera tjetër e konsiderueshme do të ofrohet në ndihmë të Shqipërisë, në formën e projekteve nga vetë qeveritë e huaja për ndërtime të caktuara në Shqipëri, dhe pjesa tjetër janë hua, borxhe, por që shlyhen si kredi të buta.
Prej orës 14:30 deri në 18:20, në Bruksel, në konferencën e organizuar nga Komisioni Evropian, e gjithë bota u solidarizua me Shqipërinë në rrugën e gjatë të rindërtimit pas goditjes më magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Komisioni Evropian ishte i pari që shprehur zemërgjerësinë ndaj ringritjes së kombit shqiptar, duke dhuruar 115 milionë euro, nga këto 15 milionë euro grante nga KE dhe 100 milionë euro nga fondi i Bashkimit Evropian. Emiratet e Bashkuara shfaqën bujarinë e tyre ndaj Shqipërisë duke dhuruar 70 milionë euro për ndërtimin e 2 mijë njësive të banimit. Ndërkohë që në total nga institucionet e komitetit europian, janë 400 milionë euro ndihma për Shqipërinë.
5.2 milionë euro ishte shuma e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë nuk mungoi solidariteti dhe mbështetja nga vende si Zvicra, Serbia, Gjermania, Turqia, Japonia, Koreja, Greqia, Britania e Madhe, Suedia, por mbizotëroi edhe zemërgjerësia e Francës. Qeveria e Macron i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro të cilat do të shpërndahen përmes projekteve, pra jo në vlerë parash por në ndërtime, si dhe 60 milionë euro, të dhëna hua, çka do të thotë se në një kohë të caktuar, Shqipëria duhet t'ia kthejë pas. Italia po ashtu i dhuroi Shqipërisë fqinje 65 milionë euro të cilat gjithashtu do të akordohen përmes projekteve në sektorë të caktuar. Ndërkohë, Turqia, e cila e para u vetëofrua për të ndërtuar mbi 500 njësi banimi, nga kjo konferencë, bëri të ditur se vlera totale e ndihmave që ajo i dhuron Shqipërisë, së bashku me blloqet e banimit, shkon në 46.3 milionë euro, përfshirë edhe ndërtimin e xhamive. Holanda, Danimarka e Polonia, Slovenia, Finlanda e Austria dhuruan shifra të konsiderueshme, ndërkohë që edhe pse në shifra më të vogla, nuk mungoi mbështetja nga Çekia, Hungaria, Rumania, Luksemburgu e Bullgaria, të cilat u solidarizuan për të marrë përsipër projekte ndërtimi në Shqipëri, veçanërisht në kopshte e shkolla, për sektorin arsimori i cili ishte i dyti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kosova jonë fqinjë gjithashtu u tregua solidare në këtë Konferencë të Donacioneve, ku pas ndihmave të dhëna vendit tonë menjëherë pas tërmetit me grupe të kërkim-shpëtimit e me hapjen e dyerve për të pastrehët, dhuroi 200 mijë euro për rindërtimin.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se KE do vijojë të ndihmojë Shqipërinë për të shtruar rrugën drejt integrimit europian me të njëjtin ritëm me të cilin punoi të mbledhur ndihmat për rindërtimin pas tërmetit.
"Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë me të njëjtin përkushtim kemi punuar që Shqipëria të shtrojë rrugën për hapjen e negociatave. E kemi rishikuar metodologjinë. Ishte e nevojshme për të treguar se ku po shkojmë bashkë. Ka ardhur koha që ne të fillojmë të hapim bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne i kemi kërkuar shumë gjëra dhe ata i kanë bërë", tha Ursula von der Leyen.
Ajo tha se metodologjia e re do të ofrojë një perspektivë më të besueshme për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe deklaroi se në fillim të Marsit do të botojë një raport të ri me qëllim që të krijojë besim për të gjitha palët.
"Ne sapo kemi ndryshuar metodologjinë, e cila përshpejton procesin dhe ofron perspektiva më të besueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që mund të ecim përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët për hapjen e negociatave. Unë kam besim. Ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim të krijojmë besim për të gjitha palët", deklaroi presidentja e KE.
Kryeministri Edi Rama tha se paratë e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve, (1.15 miliardë europërmes granteve), projekte apo edhe huave, ishin përtej pritshmërive të tij, aq sa siç u shpreh ai, i duhet të gjejë një hudhër për të mos e marrë më sysh, siç është traditë në Shqipëri. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek vlera e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 4.7 milionë dollarë, kur tha se edhe pse një vlerë modeste ishte mbi parashikimet e tij. Por sqarimi që Rama dha ishte mjaft interesant. Amerikanëve u vlejnë standardet tha ai - e në këtë linjë - bëri për herë të parë të ditur, se ka marrë garanci për ngritjen e një strukture që ai e quajti "Akademi Transparence", e cila do të monitorojë të gjithë procesin e rindërtimit. Por jo vetëm kaq, kjo akademi me standarde monitoruese amerikane, do të shërbejë edhe në vijim në Shqipëri, në procese të rëndësishme publike që duan 'syrin' e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike.
"Jemi ende duke përbrendësuar këtë tronditje mjaft të këndshme të ditës së sotme. Nuk do të doja të kërkoja më shumë për në mars, sesa të gjej një hudhër e ta vendos në mur, kundër syrit të keq. Se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë se mos ndodh ndonjë gjë e keqe. Më lini të gjej një hudhër njëherë,pastaj të flasim për negociatat. Sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen. Për bisedime, ju e shihni që ne po flasim e po bëjmë komunikime, si në këtë konferencë. Kam dëgjuar atë çfarë tha presidentja e KE duke përmendur disa nga dëshirat tona të përbashkëta, që ajo që rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çka humbi, me standarde. Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku. Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t'i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë. Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë", u shpreh kryeministri Edi Rama.
Siç ambasada amerikane në vendin tonë sqaroi, një pjesë e kontributit të fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shkojë edhe për themelimin e akademisë së transparencës "e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike".
Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike, gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel, tha se ky kontribut i dhuruar nga qeveria amerikane, do të shkojë për "punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme".
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar edhe njëherë të gjithë skeptikët që kishin vënë në dyshim mbledhjen e ndihmave për rindërtimin e Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve.
"Bixhozi është ndaluar në Shqipëri dhe pashë shumë njerëz sot që vinin baste sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq. Megjithatë e humbën bastin. Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione dhe e dimë shumë mirë se nëse do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetë më të vështirë kur shpenzon para i gjen në këtë ndërtesë. Është një program ku duhet bashkëpunuar. Është një shumë e madhe për ne dhe na duhet të bëjmë më të mirën", tha Rama
Mbylljen e fjalimit, Rama zgjodhi ta bëjë me një batutë po aq sfiduese duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.
"Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka", përmbylli fjalën e tij Rama.
Me marrjen e donacionave në një vlerë që askush nuk e kishte imagjinuar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen teksa shprehur mbështetjen e saj të plotë ndaj Shqipërisë, tha se Komisoni do të dërgojë një grup ekspertësh në vendin tonë për të monitoruar procesin e rindërtimit. Ajo tha se në kuadër të transparencës, është firmosur mes saj dhe kryeministrit Edi Rama një marrëveshje pikërisht për të zbatuar këtë proces në mënyrën e duhur.
"Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t'u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku", tha presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim pas mbylljes së dhurimeve të Konferencës së Donatorëve.
"Do më duhet të gris fjalimin sepse ishte përgatitur përpara. Jo sepse më duhet të ndaj diçka që mbetet e rëndësishme ende edhe më shumë se kaq që ka të bëjë me mirënjohjen e jashtëzakonshme dhe të papërshkrueshme për presidenten e komisionet e cila është kyç për ata që u dëshmua sot që kaloi edhe imagjinatën tim më të shfrenuar. Nuk do ta harroj kurrë telefonatën tënde teksa kthehesha nga zonat e dëmtuara rëndë për të shkuar dhe për të ndenjur bashkë me ato familje që humbën më shumë se 2/3 e pjesëtarëve të tyre. Më kujtohet ajo që the që përtej fjalëve premtuat se do ishit bashkë me mua në këtë përpjekje dhe më thatë se nuk do të isha vetëm. Do të këndoja edhe himnin e Liverpoolit për ju sot sepse është e jashtëzakonshme dhe më mbush zemrën ajo që dëshmuat. Do të thoja se nga të gjitha gjuhët që përshëndeta, ne kemi edhe donatorët më të mëdhenj. Është e jashtëzakonshme se si solidariteti u përhap në një kontribut të jashtëzakonshëm të miqve tanë. Pa asnjë dyshim nuk matet me vlerën e asaj që ju dhatë por me nevojën prej zemre për të treguar përmes pranisë dhe çdo vlere të kontributit. Tani gjithkush mund të mendoj se diçka magjike ka ndodhur. Ne po mendonin se do të ktheheshim me 50% në shtëpi. Dhe kur po ngacmonim njëri tjetrin për një shifër më të madhe e kuptuam se është një mrekulli. Ata kanë bashkërenduar ditë e natë dhe pjesëmarrja e shumë të tjerëve. Macron që prej momentit të parë e ka pritur me padurim këtë. Sot më përcolli edhe ndjesën që nuk ishte sot këtu. Presidenti italian solli Di Maion. Edhe kancelares dua t'i them faleminderit sepse e di sa shumë ka punuar, pa harruar edhe Erdogan. Muhamet Bin Zajed dua ta përmend sepse është angazhuar me zemër. Këta njerëz kanë një vend në zemrat e shqiptarëve. Ursula faleminderit shumë. Është një moment fantastik të kuptojmë se BE mund të na ngrejë nervat por është unik dhe projekti më vizionar për të bërë njerëzit bashkë", tha Rama.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vetëm nga KE, BE dhe institucionet e këtij komiteti ndërkombëtar, shifra e dhënë për Shqipërinë shkon në 400 milionë euro, prej tyre 115 milionë euro grante, ndërkohë që në total Konferenca e Donatorëve, prodhoi 1.15 miliardë euro ndihmë për rindërtimin e Shqipërisë.
"Kjo mund t'i kishte ndodhur gjithkujt prej nesh, dhe ne i detyrohemi mbijetuesve dhe të dashurve që humbën njerëzit e tyre, për t'i ndihmuar. Sot komiteti ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim dhe në rimëkëmbje, Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rindërtimit. Shqipëria është mik i BE. Jam shumë e lumtur të them që BE, kanë angazhuar 400 milionë euro, por shifra bëhet edhe më e mirë akoma, sot i kaluam të gjitha pritshmëritë, 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale që do të plotësojë nevojat", tha Ursula von der Leyen.
Në përmbyllje të Konferencës së Donatorëve për Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ndau fjalët më të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të kuranit, si shenjë e bashkëjetesës unike fetare të shqiptarëve.
"Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç'të them. më lejoni të jem mistik se në ç'mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë", tha Rama.
Konferenca e Donatorëve ka kaluar të gjitha pritshmëritë duke arritur të mbledhë 1.15 miliardë euro grante, hua dhe projekte për të ndihmuar Shqipërinë të rimëkëmbet pas tërmetit të 26 nëntorit.
"Zonja dhe zotërinj. Ju lutem a mund të keni vëmendje. Faleminderit shumë për durimin. Mendoj se kemi treguar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë për Shqipërinë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Falenderojë pjesëmarrësit dhe donatërët. Shpresoj që me këtë do keni mundësi të nisni zbatimin shumë shpejt dhe të mund të ndryshoni kushtet. Ne jemi aty për ju. Do jemi edhe kur të nisni ndërtimin", tha komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi Evropian Oliver Varhelyi
Në Konferencën e Donatorëve, UNICEF ka deklaruar ndihmën ndaj Shqipërisë në vlerën e 500 mijë eurove që do të shkojnë për të ndëetuar kopshte dhe shkolla, në sektorin e arsimit që ishte i dyti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Principata e Lihtenshtajnit dhuron 50 mijë euro të tjera për Shqipërinë.
"Vlerësojmë aktin humanitar të atyre që po ndihmojnë Shqipërinë. Dhjetorin e kaluar ne iu përgjigjëm thirrjes me 50 mijë euro. Sot kemi një projekt që zbatohet në Shqipëri. Sot angazhohet të dyfishojë mbështetjen financiare duke dhënë 50 mijë euro të tjera"
Republika e Koresë tha se ndihmën e saj për Shqipërinë e ka dhënë që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit. Përfaqësuesi i qeverisë bëri të ditur vlerën që është dhënë më herët prej 300 mijë dollarësh dhuratë, ndërkohë që nga kjo Konferencë u shpreh se shpreson që procesi i rindërtimit të përshpejtohet pas ndihmave të mëdha që shtete të shumta dhanë.
"Republika e Koresë ka rritur buxhetin humanitar për të përballuar sfidat humanitare. Qeveria ime ka vendosur të ofrojë 300 mijë dollarë amerikanë menjëherë pas tërmetit, Shpresojmë që konferenca e sotme të mund të përshpejtojë procesin e rindërtimit", tha përfaqësuesi i qeverisë së Republikës së Koresë.
Norvegjia dhuron 2.1 milion euro për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.
"Ne do ta mbështesim Shëqipërinë. Gjatë procesit të rindërtimit ne do të kërkojmë që sektore të caktuara të normalizohen sa më shpejt të jetë e mundur. Norvegjia është e angazhuar të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Ne vlerësojmë punën që po bëhet në BE për përmirësuar procesin për Ballkanin Perëndimor. Jemi këtu që të dëshmojmë solidaritetin tonë. Mbështetja jonë do të jetë 21 milionë korona norvegjeze"
Mbretëria e Bashkuar dhuron 1 milion paund për Shqipërinë, pra një shifër e përkthyer në euro është 1 milionë e 189 mijë euro.
"Kur ndodhi tërmeti në ofruam gjysmë milioni eurosh. Sot firmosëm 500 mijë euro të tjera për Shqipërinë dhe popullin e saj. Azerbajxhani është solidar me ata në nevojë dhe kjo është pjesë e përhershme e historisë së vendit", tha përfaqësuesi i qeverisë së Azerbajxhanit.
2.5 milionë euro është ndihma që Japonia i ofron Shqipërisë për rindërtimin. Kjo vlerë 2.5 mln euro, jepet në formën e granteve, pra dhuratë.
SHBA ka dhuruar rreth 4.7 milion dollarë Shqipërinë për të rimëkëmbur dëmet nga tërmeti i 28 nëntorit.
"SHBA ka dhënë rreth 800 mijë dollarë për procesin e rimëkëmbjes. Ndihma jonë ishte e shpejt. Në fazën e reagimit inxhinierët tanë aplikuan praktikën më të mirë të këshillimit. Në këtë proces mundëm që t'i menaxhojmë fondet në mënyrë transparente. Do japim 3.9 milionë dollarë qeverisë së Shqipërisë. Duhet transparencë. Do japim edhe 800 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara, dhe 60 mijë dollarë nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile. Forca dhe durimi që keni treguar bën që Amerika të jetë mirënjohëse për miqësinë me popullin shqiptar dhe për të kontribuar në ndihmë të popullit shqiptar", tha Palmer.
Zvicra dhuron 9 mln euro.
"Në dhjetor ofruam fonde për rindërtimin e 5 qendrave shëndetësore në zonat e prekura nga tërmeti. Tashmë mbështetur në vlerësimin e nevojave deklaroi 9 mln euro grante. Ndihma për rindërtim dhe mbështetje afatmesme dhe afatgjata. Zvicra premton mbështetje në nivel lokal dhe qendror", tha përfaqësuesi i Zvicrës.
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milion euro,
"11490 njësi banimi janë të shkatërruara ose tëpabanhueshme. Në do të financojmë 2000 njësi banimi me një vlerë prej 70 milion eurosh. Ne theksojmë angazhimin tonë për të mbështetur këdo në botë pavarësisht rracës, ngjyrës".
Grupi i bankave islamike për Zhvillim do të kontribuojnë për vendin tonë 365 mln euro në formë programesh, e ndërsa 50 mln euro të tjera për rikuperimin e mjedisit të biznesit.
"Sot grupi i bankave i shprehim vlerësimit Shqipërisë dhe KE që na ka ftuar në këtë konferencë. Shprehim ngushëllimet. Presiëenti dhe kryertari i grupit tonë na ka bërë thirrje për mbështetje. Bashkë me institucionet e tjera ndërkombëtare mund të zbatojmë një sistem efikas për rindërtimin. Ka shumë për të bërë për të rritur aftësinë ripërtëritëse të Shqipërisë. Gjatë 5 vjetëve të ardhshme jemi gati të japim 365 mln euro në formë programi, investimi në sektorë të shëndetësisë, strehimit social dhe infrastrukturës. Jemi gati të japim edhe 50 mln euro për rikuperimin e mjedisitë të biznesit. Këto programe do të përcaktohen në momentin e duhur me qeverinë e Shqipërisë", tha përfaqësuesi i bankave islamike.
Rreth 46.3 milionë euro është ndihma që Turqia i ka dhënë në total Shqipërisë për ringritjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ishte ndër të parat që u angazhuan me ekipe të kërkim shpëtimit, ndërsa nuk kaloi shumë dhe deklaruan se do të ndërtojnë në Shqipëri 500 apartamente. Përfaqësuesi i Turqisë sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, tha se vlera e 500 apartamenteve shkon në 45 milionë euro.
"Turqia e falenderon BE për organizimin e kësaj konference. Ne ishim ndër reaguesit e parë. Ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes. Gjysmë hëna turke dhe Agjencia Atika për bashkëpunim dhe zhvillim janë shumë të angazhuara duke ofruar batanije ushqime me vlerë më shumë se gjysmë milionë euro. Ekipet tona të shpëtimit dhe ndihma humanitare ka rritur 900 mijë euro. Presidenti Erdogan i bëri thirrje vendeve Islamike për të ndihmuar Shqipërinë. Administrata turke ka nisur punën për ndërtimin e 504 njësive të banimit në Laç. Ceremonia e madhe do të mbahet në fund të këtij muaj. Projekti për ndërtimin e tyre do të shkojë 45 milion euro. Agjencia Atika është angazhuar për dhurimin e 100 mijë eurove të tjera për ndërtimin e xhamive në Prezë. Vlera është 46.3 mln euro afërsisht dhe e gjithë kjo shumë është në formën e granteve. Ndihma më e madhe që mund t;i jepet Shqipërinë është mbështetja dhe shtyrja drejt familjes europiane. Turqia do të vazhdojë të jetë ndërtues, stabilizues dhe lidhës në Ballkan", tha përfaqësuesi i qeverisë turke.
Përveç ndihmave të dhëna që në momentin e parë pas tërmetit, veçanërisht me ekipet e kërkim-shpëtimit për jetët nën rrënoja, Kosova në Konferencën e Donatorëve, ka dhuruar edhe 200 mijë euro të tjera në formën e granteve. Përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës, radhiti njëra pas tjetrës ndihmesat që shteti me popullsi shqiptare dha ndaj popullit shqiptar në nevojë, duke thënë se që në momentin e parë u dhuruan 500 mijë euro nga fondet e mergjencës.
Po ashtu, tha ai, komuniteti i biznesit hapën dyert për personat e pastrehë dhe mblodhën ndihma. "Mjekë, arkitektë, inxhinierë ofruan ndihmën e tyre", tha përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës.
Megjtihatë, mbështetja e qeverisë së Kosovës, nuk mbetet me kaq. Ai tha se |"angazhojmë mbështetjen tonë në forma të tjera, duke ofruar burimet tona teknike sa herë të jetë nevoja".
Kryeministrja e Serbisë bëri të ditur se qeveria e saj i dhuron 2 milionë euro grante Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit.
2 milionë euro grant për Shqipërinë dhe do të mbetemi të gatshëm të mbështesim më tej Shqipërinë në përpjekjen e saj për rindërtimin. Ju lutem pranojeni këtë ndihmë, në shenjë miqësie të mbështetjes sonë kur partnerët tanë janë në nevojë, dhe një angazhim për të ardhmen tonë të përbashkët", tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić.
Ndërkohë, Mali i Zi në këtë konfrencë të donatorëve nuk dha ndihma të tjera, por kujtoi vlerën prej 750 mijë euro që është dhuruar më herët në ditët e para pas tërmetit.
Edhe Irlanda ishte ndër shtetet e para që u solidarizua me Shqipërinë menjëherë pas tërmetit, duke dhuruar 300 mijë euro për kryqin e kuq ndërkombëtar që ndihmuan vendin tonë. Me daljen e raportit përfundimtar të faturës financiare të dëmeve, Irlanda do të vlerësojë në bashkëpunim edhe me Komisionin Evropian se si mund të ndihmojë në vijim.
"Të gjithë u tronditën nga fatkeqësia që pësoi Shqipëria. Mbas tërmetit ne ofruam 300 mijë euro për kryqin e kuq ndërkombëtar që ndihmuan Shqipërinë. Nevojat janë të mëdha për rindërtim, dhe i falenderojmë të gjithë ata që bënë vlerësimin e nevojave. Ne po i vlerësojmë ato dhe do të flasim edhe me Komisionin Evropian se si t'iu ndihmojmë në vijim", tha përfaquesja e Irlandës.
Maqedonia ka dhuruar për Shqipërinë që javët e para pas tërmetit, 6 mln dinarë përveç ndihmës me ndihmë humanitare. Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina bëri me dije që në 3 dhjetor me vendim të Këshillit të Ministrave alokoi 100 mijë marka.
"Qeveria mori vendimin për të dërguar 42 pjesëtar të ekipeve të shpëtimit. ne i dërguam në Shqipëri për ekipet e shpëtimit. Përveç këtyre kemi dërguar edhe pajisje të tjera, ambulancë, pajisje mjekësore dhe ndihmë humanitare. 6 mln dinarë si ndihmë fillestare për Shqipërinë", tha përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut.
"Përfitoj nga ky rast për të shprehur ngushëllimet tona për viktimat nga tërmeti. Populli jonë u angagzhua në mbledhjen e fondeve për të kontribuar. Këshilli i Ministrave alokoi 100 mijë (50 mijë euro) marka për ndihmë humanitare për Shqipërinë. Para ca kohësh edhe për Bosnja u godit nga përmbytjet. Në atë kohë Shqipëria na ndihmoi. Pasi iu kthyen jetës normale, rindërtimi i shtëpive kërkoi shumë burime", tha ambasadorja e Bosnje- Hercegovinës.
Italia fqinje u solidarizua me Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve. 65 milionë euro përmes projekteve do të jetë ndihma e Italisë për rindërtimin e Shqipërisë, ku më tej do të konkretizohen edhe projektet që do të marrë përsipër shteti fqinj.
Luksemburgu i ka dhuruar 100 mijë euro Shqiëprisë për rindërtimin. Ndërkohë që 150 mijë euro do të shkojnë përmes UNICEF për fëmijët dhe hapësira të sigurta.
Qeveria e Bullgarisë dhuroi 100 mijë euro për rindërtimin e Shqipërisë.
"Pas tërmetit Bullgaria iu përgjigj nevojave të popullit shqiptar dhe angazhoi 120 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë, dërguam edhe dy ekipe për të vlerësuar dëmet në Durrë 100 mijë euro për ndërtimin e vendit. Shqipëria mbetet një partner parësor në kuadër të axhendës të Sofies. 375 mijë euro u alokuan në Shqipëri për nismat lokale. Në 2020 do të japim edhe 375 mijë euro të tjera për rindërtimin e rrugëve, shkollave dhe infrastrukturës sociale. Po punojmë për reforma", tha përfaqësuesi i Bullgarisë.
Hungaria dhuron 250 mijë euro për të ndërtuar kishat katolike të dëmtuara nga tërmeti. Nga ana tjetër, kontribut ka dhënë edhe Rumania me një shifër prej 420 mijë euro.
Republika çeke i dhuron Shqipërisë 9.5 milionë korona ose kthyer në monedhën europiane, 380 mijë euro për ndërtimin e një shkolle.
"Republika Çeke i ofroi ndihmë Shqipërisë në fazën e parë të reagimin urgjent ndaj tërmetit, gjithashtu morën pjesë në forcën vlerësuese në lidhje me shqyrtimin dhe kontrollin e ndërtesave. Aktualisht kontributi unë 9.5 milionë korona ceke për të ndërtuar një shkollë. Kontributi i qeverisë sonë do të shoqërohet edhe me kontribute nga Rajonet".
Sllovenia dhuron 300 mijë euro për rindërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura nga tërmeti. 300 mijë euro ka dhuruar edhe Finlanda.
"Sllovenia e mirëpret këtë konferencë të donatorëve. Më lejoni të shpreh ngushëllimet dhe simpatinë time. Kemi qenë krah Shqipërisë edhe në momente të tjera të vështira. Sllovenia e vetëdijshme për nevojat e mëdha. 300 mijë euro për rindërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura", tha ministri i jashtëm. Ndërkohë që Austria ka dhuruar 1 mln euro.
Sllovakia dhuron 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore, teksa njoftoi se do të ndihmojë edhe me asistencë teknike.
"Uroj rimëkëmbje sa më të shpejt. Ka prekur jetën e shumë njerëzve, por ka shkaktuar edhe shumë dëme. Mbështetja e vendit tim mund të jetë një pikë në oqean. 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore. Do të japim edhe asistencë në fusha të ndryshme", tha ministri i jashtëm.
Polonia dhuron 2.7 milion euro, ndërsa Greqia 2.5 mln euro.
"Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim", tha ministri i jashtëm polak.
'Greqia solli 43 persona që dhanë ndihmën e shpejtë, 60 inxhinjerë për kryeninspektimin e ndërtesave. Sot do të dhurojmë 2.5 milionë euro dhe një sërë projektesh në lidhje me informimin mbi lëkundjet sizmike, trajnim për inxhinjerët, si dhe projekte të tjera përktëse, gjithashtu të jemi në rugën e dudhur të ndërtimit të 200 shtëpive", është shprehur Dendiaz.
Holanda dhuron 3 mln euro në konferencën e donatorëve.
"Përshëndes kolegun shqiptar Cakaj. Dëgjuam me shumë trishtim për tërmetin. Viktimat dhe të prekurit na tronditën. Pas tërmetit u takova me Ramën dhe më tha e më tregoi histori të dhimbshme. Sot ne dëshmojmë solidaritetin për Shëipërinë .Do të dhurojmë 3 mln euro për aktivitete ndërtuese", tha ministri i jashtëm holandes.
Danimarka ka dhuruar në total 2.7 milionë euro.
"Kemi ofruar dhe ofrojmë ekspertë. Ajo që bëmë, u përgjigjëm pas tërmetit duke bërë edhe përmes një thirrje nga kryqi i kuq ku angazhuam 5 mln korona daneze. Ne do të angazhojmë edhe 2 mln euro të tjera, duke e cuar në 2.7 milionë euro shifrën totale", është shprehur përfaqësuesi i Danimarkës.
Franca dhuron 100 milion euro, e ndërsa 60 mln euro do t'i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
"Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë", tha ministri i jashtëm Frances.
Gjermania i dhuron 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Mjetet financiare do të vihen në dispozicion nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ato do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore, bëri të ditur Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.
"Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve", tha ministri.
Qeveria Federale ofroi menjëherë pas tërmetit, në koordinim të ngushtë me BE-në, ndihmën e saj dhe dërgoi ekspertët e Agjencisë të Asistencës Teknike në zonat e prekura. Përpos këtyre u dërguan ndihma materiale si batanije dhe kuti emergjence në vlerën e rreth 270.000 eurove.
Suedia ka dhuruar 5.6 milion euro për shqiptarët për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Suedia jep 5.6 mln euro në grante. Këto fonde do të përqendrohen tek emergjencat civile. 3 mln euro i ka dhuruar për programet sociale. Së dyti do të kontribuojmë në ndërtimin e kapaciteteve. Do të investojmë në zbatimin e ligjit të ri për taksën e pronës. Do përqendrohem tek gratë dhe të rinjtë duke i dhënë mbështetje psikologjike", njofton ambasada suedeze.
Pak orë para nisjes së konferencës së donatorëve, Ambasada Britanike ka bërë me dije se do të dhurojë një donacion prej 1 milion £ për të përballuar faturën për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
"Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve "Së bashku për Shqipërinë" që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike", shkruhet në njoftim.
Postimi i plotë i Ambasadës Britanike
Kryeministri Edi Rama tha se dy ditët më të vështira për Shqipërinë në vitin 2019 ishin tërmeti i 26 nëntorit që lëndoi shqiptarët me dhjetëra jetë të humbura. por e quajti një tërmet politik edhe atë të vendimit të KE-së në tetor që shtyu hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
"Për vendin tonë tërmeti politik në tetor i ndje si mallkimi i shoqërisë që na godiste edhe një herë. Zgjerimi është një nga çështjet që keni në diskutim në familjen e BE, është i vështirë dhe jo gjithmonë nuk janë kohët më të lehta për të jetuar në union, por për ne që kemi bërë kaq shumë për t'u bërë pjesë, mohimi i kësaj lëvizje ishte goditje e madhe, u goditëm sikur na ishte marrë fryma. Ndjemë dhimbjen, poshtërimin, ju lutem vlerësoni thellësinë e këtyre ndjenjave. Bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përsëri përgjigjja ishte jo. Dy goditje të forta, dhe ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Jam i inkurajuar nga metodologjia e re, e propozimit të Francës për diskutim, dhe gjithashtu edhe reagimin e komisionit për të bërë më të mirën në Bruksel dhe në vend.
Në fund të 2019, ndërkohë që viti solli dy ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë 2020 një vit rindërtimi, solidaritet e shprese. Besoj fort se interesi është i ndërsjellë ashtu si e ardhmja e BE dhe e Ballkanit Perëndimor", tha Rama.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u shpreh se qeveria e tij i dhuroi Shqipërisë 1 mln euro për rindërtimin. Vendimi u bë publik pak ditë më parë, ndërsa kryeministri kroat e ritheksoi edhe sot. 'Kroacia po organizon Samitin e Zagrebit për të performuar dinamikën institucionale të vendeve fqinje kundrejt integrimit. Qeveria dhuroi 1 mln euro për të rindërtimin në fushën e shëndetësisë" tha ai.
Kryeministri Edi Rama u kërkoi shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve ndihmë për të përballuar faturën e tërmetit 1 mln euro. Ai tha se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk e përballon dot vetëm këtë faturë. "Ka më shumë se një arsye pse shqiptarët janë euro-fanatikë. Drejt 2019 dhe në vigjilje të 2020, dy plagë të mëdha u hapën, njëra fizike dhe tjetra politike duke lënë miliona shqiptarë të tronditur. Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu, por edhe tronditja e 18 Tetorit kur nuk u hapën negociatat. Tërmeti që kaluam nuk ishte më vdekjeprurësi në botë, por jemi të vegjël.
Vendet e mëdha mund ti përballojnë edhe vetëm, por për vende të vogla nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse jam krenar si i përballuam. Komunitetet u bashkuan me ne, njerëzit vrapuan për të ndihmuar fqinjët. U nxorën njerëzit jashtë nga rrënojat. Pa ekipet fantastike të shpëtimit dhe dorën e solidaritetit këtu, numri i viktima dhe plagët do të ishin më të thella.
Të vdekurit janë varrosur, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, 17 mijë familje kanë mbetur pa ndërtesa. Raporti tregon se na duhen 1 mld euro për të ndrequr dëmin. Për një vend si i imi, që kemi 13.5 mld euro PBB dhe na duhet të përballemi me 6.4% të PBB-së sonë. Nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë dhe koha dhe jam këtu me një kërkesë, ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të rindërtuar shtëpitë. Përgjigjujini vuajtjes sonë me bujarinë tuaj" tha Rama.
Duke thënë 'Faleminderit' dhe 'të lutem' në disa gjuhë të huaja, të mbështetësve më të mëdhenj të Shqipërisë në ditët e vështira të saj të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve. Me fjalë të ndjera në emër të tij dhe të gjithë popullit shqiptar, siç u shpreh, Rama kërkoi mbështetjen për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit që shënoi 51 viktima nëntorin e vitit të kaluar. Kreu i qeverisë tha se teksa vendi ynë bënte plane për të kërkuar dëshpërimisht integrimin në BE, toka u trondit nga tërmeti, ndërsa një tërmet siç ai e quajti, goditi po ashtu edhe Komisionin Evropian, duke iu referuar daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Rama tha se do ishte i lumtur që flamurin shqiptar të zinte vendin e atij britanik, por tha se nuk do të lutet për këtë, pasi është një proces i gjatë.
"Më duhet të them që jam thellësisht i prekur, e dua ta nis duke thënë shumë thjeshtë, faleminderit (e thotë në të disa gjuhë të huaja). Do të doja që të mund të vijoja të thoja faleminderit dhe të lutem në të gjitha gjuhët tuaja, dhe nëse mundem edhe në gjuhën time: Faleminderit, të lutem. Faleminderit për mbështetjen e vyer që keni dhënë deri më tash. Ju lutem na mbështesni dhe më tej, flas në emër të shqiptarëve. Faleminderit që pranuar ftesën e presidentes së KE në këtë mbledhje për të kuptuar se sa të errëta kanë qenë këto momente për vendin tim. Na ndihmoni për të rindërtuar nga goditja e pamëshirshme që na goditi 26 nëntorin e vitit të kaluar. Faleminderit Ursula, Charles Michel, që na treguar që nga ai moment dhe tani në këtë moment të ngrohtë e ngushëllues, frymën e BE-së, për të çuar para paqen. Ju patët vet tërmetin tuaj së fundi me BREXIT dhe unë isha kaq i trishtë, e sa e çuditshme ishte që unë duke ardhur nga një vend që kërkon kaq dëshpërimisht të jetë pjesë e BE, sheh Britaninë që largohet. Sa i lumtur do të isha që flamuri shqiptar të zëvendësonte flamurin e Britanisë, megjithatë nuk do iu them ju lutem bëjeni, nuk është kaq e thjeshtë. Ishim të zënë duke bërë plane, dhe ndërkohë toka u trondit, përpiu njerëzit, e qysh prej atij momenti gjithçka është përqendruar tek ringritja. Kishim kaq shumë miq të shkëlqyer që vinin nga deti, toka, rajoni e kontinenti përtej, që të ishin krah nesh e të luftonin krah nesh për të shpëtuar jetë. Faleminderit miqtë nga Turqia për ndihmën që dhatë në periudhën e pas tërmetit, SHBA, miq në Azi gjithashtu të gatshëm të ndihmoni për këtë konferencë të jashtëzakonshme. Faleminderit miq nga fqinjët, Ballkani Perëndimor, e dëshmi se sa shumë ky rajoni ynë i trazuar ka ndryshuar. Faleminderit miq të SHBA, Banka Botërore, BERZH, KFV, shtetet e ligës Arabe e shumë të tjerë. Mirënjohja nuk ka kufi, fakti që sot jeni këtu më ngroh zemrën e më mbush me emocione, e unë besoj për gjithë shqiptarët", tha Rama.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel u shpreh se prania në Konferencën e Donatorëve tregon solidaritetin me Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon pas tërmetit. "Ne jemi këtu për të kontribuar, për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë që për ne ka shërbyer si një dritë frymëzimi. Ne jemi këtu për të treguar solidaritetin, vëllazërinë, si Komision Evropian, të gjithë bashkë. Të gjithë shtetet anëtarë kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar në momentet e tij të vështira. Komisoni ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, për të vlerësuar dëmet që janë bërë, kemi shpërndarë ndihmë konkrete për popullin shqiptarë.
Sot jemi këtu të mobilizuar, dhe nuk jemi vetëm, por jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin, duke filluar nga SHBA nga Banka Botërore. Ne duhet të punojmë që të mbledhim të gjithë komunitetin ndërkombëtarë për të ndihmuar në këtë kauzë. Ne duam të ndërtojmë shkolla, dhe duhet të punojmë krah për krah. Pse po e bëjmë këtë? Sepse një familje evropiane. Shqipëria dhe Ballkkani Perëndimor nuk janë larg, janë fqinjët tanë më të afërt. Ne kemi një histori të përbashkët, dhe gjithashtu një të ardhme së bashku. Jemi të vendosur të intensifikojmë marrëdhëniet tona me Rajonin. Ne ndajmë interesa dhe spektrin ekonomik dhe politik të sigurisë. Jam i sigurt se konferenca e sotme do të jetë një suskes, sikundër jam i bindur që populli shqiptar do t'i kalojë këto momente më i fortë se kurrë, dhe për këtë mbështetuni tek ne."
Vetëm pak minuat para se të nis konferenca e donatorëve, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur interesit të gazetarëve sa u përket pritshmërive të tij mbi shumën e mbledhur.
"Nëse do mbledhim 40% do kemi bërë detyrën. 50% do kemi pasur sukses. Më shumë, do kemi shkëlqyer", tha Rama.
Komisioni Europian përpos 15 mln eurove i ka dhuruar Shqipërisë edhe 100 mln euro të tjera për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke e dërguar në total 115 mln euro ndihmën. Presidentja e KE-së, Von der Leyen u shpreh se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë për rindërtimin për ta filluar nga e para pasi dëmet janë shumë të mëdha.
"Ju falenderoj që keni ardhur kaq shumë. 51 persona humbën jetën nga tërmeti, të gjithë i kemi dëgjuar historitë e tyre me dhimbje, një cift i ri që ishin gati për t'u martuar, një nënë që vdiq në përpjekje për të mbrojtur vajzën e saj. Kur ne shkuam i gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizua për të ndihmuar ata që humbën gjithcka. Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një histori solidaritet mes vetë shqiptarëve dhe europianëve. Brenda disa orëve ekipet e para të shpëtimit nga vendet europiane shkuan duke filluar gërmimet në rrënoja për të shpëtuar jetë. E gjithë BE-ja u mobilizua, populli i Shqipërisë e di se ata e kanë vendin në familjen Europiane.
Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren.
Komisioni Europian dhuron për Shqipërinë 100 milionë euro nga buxheti i Bashkimit Europian, ku nuk përfshihet shifra 15 milionë që u dha në dhjetor dhe nuk përfshihen kontributet e shteteve tona anëtare. Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë populli i saj ka treguar potencial të madh para syve të botës. Vendi ka konsoliduar ekonominë dhe institucionet pas dekadave të tëra diktature. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar dhe i talentuar, pro se kanë një zemër të madhe. Sot është çasti ynë të tregojmë solidaritetin tonë. Sot jemi krah Shqipërisë në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt nga hiri i tërmetit. Unë mbështetem tek të gjithë ju për këtë" deklaroi Presidentja e KE-së.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e KE-së ka mbërritur dhe cdo gjë është gati për nisjen e konferencës së donatorëve.
Ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, ku marrin pjesë mbi 100 shtete.
Në orën 14:30 do të fillojë Konferenca e Donatorëve për Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 14:00 në Komisionin Europian në Bruksel duke firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së Von der Leyen për 15 milionët eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik. Pas firmosjes së grantit, Edi Rama dhe Von der Leyen shtrënguan durat në pritje të nisjes së Konferencës. "Konferenca e donatorëve. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen" shkruan Rama në Facebook.
Këto janë periudha të vështira, do të jeni të lumtur të dini se nuk jeni vetëm. Ekziston një kartë bosh që ju largon nga ajo çështje financiare shpejt, mos hezitoni të postoni [email protected]
PërgjigjuTi me i miri sje por me i forti je tani per tani dhe per kete te takon pjesa e luanit. Sa per popullin qe pret me lepire ndonje kocke mos u shqeteso se do te votojne se skan kend tjeter ma frike se ti. Jemi popull qe kemi mbijetuar jo nga trimeria por nga lepirja e bythes te te forteve. Flasim shqip por sjemi me Shqiptare.
PërgjigjuEDI RAMA DUHET TE BESH KUJDES,,,DUHET NJE STRUKTURE EUROPIANE PER MONITORIMIN SE KU SHKOJNE FONDET,,,,JE NE PROVE EDI RAMA,,,PO I VODHE LEKET QE TE DHA EUROPA,,ATEHERE EUROPA NUK TI HAP NEGOCIATAT PERJETE,,,DHE TE LE SIC E KANE LENE TURQINE ME NEGOCIATA TE HAPURA PER 30 VJET DHE NUK E BEJNE KURRE ANTARE TE BE,,,,,EUROPA PER TE SPIUNUAR KANE AMBASADAT NE TIRANE ,,PRANDAJ HAP SITE.....
PërgjigjuDhe o burra i vidhni të gjitha mos i lini asnjë cent popullit... Robt ku ti keni PS. PD, LSI E BAJGËRI. JU NJË MUT JENI TË GJITHË HAJDUTËR MUTI.
PërgjigjuURIME Qeverisë dhe EDI RAMËS në VEÇANTI !! Vetëm NJË KËSHILLË dhe SUGJERIM të Vogël kam për KRYEMINISTRIN tim të NDERUAR :: KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES nga KRYEHAJDUTI dhe KRYEKUSARI me FAMË BOTËRORE ARBEN AHMETAJ që USA dhe BE , shumë shpejt do ta FUSIN në LISTËN e ZEZË si HAJDUT dhe SURRAT ZI të RRËZIKSHËM dhe të URRYER !!! NJËLLOJ si Petrit HAJDUT Vasili , Tritan HAJDUT Shehu , Genc HAJDUT Ruli , Ridvan HAJDUT Bode , VangjelHAJDUT Tavo , Edmond HAJDUT Panariti , Leonard KRYEHAJDUT Solis , Edmond KRYEHAJDUT Haxhinasto , Nasip KRYEHAJDUT Naço , etj etj etj etj etj etj etj etj etj NAÇO dhe PALAÇO DOBIÇA të Politikës 30 VJEÇARE të mbushur me HAJDUTË , HORRA dhe KUSARË të PËSHTIRË !!!! TRANSPARENCË , INTEGRITET !! TRANSPARENCË , INTEGRITET !!!! TRANSPARENCË , INTEGRITET !!! TRANSPARENCË , INTEGRITET 100 % , sepse ky është SHANSI i FUNDIT që na jep BOTA
PërgjigjuSe kuptoj akoma se per ca "rindertimi" na duhen fondet??!!! Qeveria akoma ska nxjerre plan projektin se per ca i hyjne npune 1 miliarde euro. Paradoks total te bujaria e fondeve, serbia dhuron 2 milion, SHBA japin 800 mije, dhe premtojne dhe ca te tjera.. mire qe hunet dune ti fusin neper punet e te tjerve, po tpakten jepni nai lek...mvjen nmen nji fraze kosovare "a me i sha, a me i pshty"..
PërgjigjuNiku , s'je i vetmi idiot ne ate vend qe s'kupton asgje . ke bashke gjithe banden e hienave pd lsi
Vleresimet max gjithe pjesemaresve, flm Europes qe e organizoi, bravo Rames qe e prezantoi sic kush tjeter. Shenjat jane se Europa na do prane saj, Rama duhet te mos lejoj asnje abuzim, jo vetem per keto por per cdo lek te ketij populli te shume vuajtur, po zhduku korrupsionin ateher mbetet ne histori.,e veshtire sa shohim por jo e pa mundur.
PërgjigjuCdo gje e dhene falas, ka nje kosto mbrapa
PërgjigjuNuk dua as ndihma as shpi as ushqime jam mire ne cader me batanie.. e vetmja deshir qe kam eshte te arrestohet sali berisha.. edhe ilir meta se jan kanceret e shqiperise..edi rama zemra e shqiptareve vdekje sali zagarit....
PërgjigjuKe folur me Zemren e Gjithe Shqiptareve te vertete ...
JU KERKOJ TE FALUR VENDEVE ARABE QE JAM TALLUR DERI TANI:RESPEKT PER EMIRATET DHE VECANARISHT PER TURQINE E CILA KA VET PROBLEME.
PërgjigjuEdhe une i kam sha por me habit fakti se amerika na ndimoi shum per kosoven e na mbon ende por pse ametika nuk ndihmon elonomoikisht .
Ja kthejme pas atyre ,me dertimit e ca Xhamive aty ku s'ka fare muslumane nga fisi i tyre dhe ke me pa kan me na falenderu . Sidoqoft nji falenderim e dun flm Terroriste te Pafajshem turkoarabe
Mirë shumë, por shpresojë se do menagjohen ashtu si duhet...!!!
PërgjigjuJa pra qe te tjeret na duan. Kur do te duhemi me shume mesvedi? Faleminderit dhe mirenjohje pa fund te gjithe dhuruesve, pavaresisht vleres!
PërgjigjuI kac lek i ka ba lazarati dikut per nje muj. Po ku kan shku keto lek?
PërgjigjuPo te ish Sala kryeminister nuk do ti ipnin asgje se e dine qe o hajdut.
PërgjigjuFalemiderit vecaarishte z.President te Keshillit Europian Charles Michel ( Franc ) jovetem per inkurajimin e pjesmarresve ne ate Koference , por per Fjalet e Gjetura e te Sinqerta formuluar ne nderim te Kombit Shqiptare . Kte Konfirmim bujar e korrekt bere e emer te Shqiperise , e kemi pritur prej Shekujsh nga Europa ,sepse si Komb u Sakrifikuam per kte Europe , prandaj edhe kurr nuk humbem besimin se nji dite ajo do na japi ate qe meritojme si Komb Europian , vendin tone te merituar ne Familjen e madhe Europiane duke dhene sigurishte Kontributin shqiptare , me potencialet qe kemi si Komb ,per Te Miren e Kontinentit tone te Bashkuar Europian. F A L E M I N D E R I T * EUROPE E BASHKUAR
PërgjigjuBritania një nga ekonomitë më të zhvilluara në botë tall trapin me shqiptarët që i ka rrjepur e skllavëruar për të paktën 20 vitet e fundit. Bojkot britanisë naziste! Komb hipokrit me shumë standarte. Janë me mijëra shqiptarë që skllavërohen ose që paguajnë taksa në britani. 1.5% e kontributeve që derdh një shqiptar në britani shkojnë për ndihma jashtë vendit - pjesa më e madhe në Afrikë. Rreth £5 milionë i ka mbledhur vetëm nga shqiptarët vitin e fundit financiar - këto lek nuk përfundojnë në Shqipëri! Pra, në britani jetojnë dhe punojnë rreth 120000 shqiptarë.
PërgjigjuSi ta kuptoj qendrimin e frances.. kisha pershtypjen se nuk na donin fare , po doli e kunderta bravo franca..nuk e besoj dot ?
Përgjigjukur abuzon pafund dhe vjend dita te duhet te lypesh ne gjuhe te ndryshme. vetem gjermania e vetme mund ti dhuronte te gjithe shifren po ska besim te horrat tane se e dine qe i vjedhin qe pa ardhur leku ne bankat tona.
PërgjigjuI bëj THIRRJE Edi Ramës që ta mbajë HAJDUTIN Arben Ahmetaj sa më LARG PARAVE , DOLLARËVE $$$$$$$$$ dhe €UROVE të FUKARENJËVE PA ÇATI mbi Kokë !!!!!! RUHUNI dhe KUJDES shumë i madh nga Arben Ahmetaj sepse është Një HAJDUT ORDINER i PAMËSHIRSHËM !!! Edi Rama bën mirë që ta ZHDUKI Arben Ahmetin para se SPAK dhe BKH , ta ARRESTOJË sepse është Një HAJDUT i NEVERITSHËM dhe i PANDËSHKUAR akoma nga (PA)DREJTËSIA e PLEPAVE të DURRËSIT , që i ka "SHPËRNDARË VETTINGU" si ZOGJTË E KORBIT tashti !!! Prandaj Edi Rama duhet të vceprojë sot , JO Nesër , sepse Arben Ahmetaj është i KORRUPTUAR deri në PALCË , dhe është i PABESË kur vjen Puna tek PARATË !!!!!!!!!!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES nga PLAÇKITJA që mund tju bëjë LEKËVE , GRABITQARI Arben Ahmetaj
Përgjigjute gjithe vendet sikur nga 5 mln ja ku u bon leket po ca po shofim po japin me shume vetem gjermania 11 mln suedia 5.6 ishalla nk i vjellin
PërgjigjuPo prandaj japin pak se e dine qe do i vjedhin. Nuk e shikon si thone i ndertojme ne shpite, jo ju
1 milion britania ahahahahaa i ka nxjerr 100 her kto leke qe dhuroi na pagat e shqiptarve atje qe punojn me gjysem rroge
PërgjigjuMos i merni se do na bëjnë skllevër!
Përgjigju******* G J I G A N D I - S H Q I P E R I S E *********
Përgjigju@Lab injoranti. Labet i kane kenduar kengen per 50 vjet edhe mamase tende.
Mjerishte s'bej pjes ne Karhine te Laberise . Folklorin tone e vleresoj shume . Por kam te tjera pasione Muzike # nga cdo injorante me xhiro. --- Eshte per te ardhur keq , qe sot ne Bruksel Bota e huaj tregon solidaritetin e saj me Shqiperine vendin tone ,duke finacuar shtepite e vellezerve tane ,demtuar nga Fatkeqesia qe ra ,Termeti ... nderkohe ju kafshe ,zvarranike spruconi Helm . Kunder kujt vall ? Turp te keni Kafshe qe s'u zbutet kurre . Rrespekt Gjigand ... Zoti qofte me ty dhe Shqiperine tone .
Këndoi polifoni tani siç u kendove udheheqesve kineze per 50 vjet!
Kjo Britania u keput me 1 milion pound.. Kaq mblodhen vetem bizneset tona brenda nje nate koncerti donatoresh..
PërgjigjuShtetet europiane ,e dine mjaft mire se sa shume do te abuzohet me keto fonde.Prandaj nuk i hedhin kot se koti parate e taksapaguesve te tyre.
Te tere politikanet shqiptare ferkojne duart kur degjojne 450 million euro. Mendojne sa e sa shpi do ndertojne
Përgjigju