Konferenca e Rektorëve kundër pr.ligjit për kërkimin shkencor: Cenon autonominë e lirisë akademike! Duhet të rishikohet dhe ligji për arsimin e lartë

Konferenca e Rektorëve kundër pr.ligjit për kërkimin shkencor: Cenon autonominë e lirisë akademike! Duhet të rishikohet dhe ligji për arsimin e lartë

Konferenca e Rektorëve është e shqetësuar për pr.ligjin për kërkimin shkencor i cili siç thonë ata bie ndesh me Kushtetutën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cenon lirinë akademike.

Në komisionin e sotëm për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik, kreu i kësaj konference, Artan Hoxha tha se janë bërë ndryshime në pr.ligj pa u konsultuar me ta.

“Disa nga dispozitat e diskutuara në variantin e parë dhe të dytë janë me ndryshime thelbësore të cilat ne nuk i kemi konsultuar paraprakisht që e përkeqësojnë projektin në drejtim të lirisë së kërkimit dhe autonomisë universitare dhe kërkimit shkencor.

Konferenca e rektorëve shprehet parimisht dakord që të ketë një ligj për shkencën por të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e përgjithshme të mësimdhënies e kërkimit shkencor, me direktivat e BE-së dhe me vetë ligjin specifik të arsimit të lartë

Ajo që nuk duhet të ndodhë është që në korpusin e normave juridike që rregullojnë çështje të njëjta apo të përafërta nuk duhet të ketë përplasje mes tyre dhe krijimin e situatave që ndikojnë në zbatimin e tyre në jetë” tha kryetari Artan Hoxha.

Konferenca e rektorëve kërkojnë të rishikohet pr/ligji.

“Nga konstatime që kemi parë në projekt ka formulime të pakonsultuara paraprakisht dhe rëndojnë cështjen e autonomisë e lirisë akademike e kërkimit shkencor, e bëjnë që ky projekt të bjerë ndesh me kushtetutën e Shqipërisë përfshi dhe direktivën e 2016 dhe krijon një kolizion normash që kthen arenën juridike në një situatë kakofonie e mundësie të theksuar që ligji të kuptohet ndryshe në situata të njëjta” vijoi Hoxha.

Në emër të rektorëve Hoxha tha se pr/ligji nëse do të miratohet do ta kthente kërkimin shkencor të dirigjuar dhe do të ndikonte thellësisht keq në mirëfunksionimin e arsimit të lartë

“Ka një presion shumë të madh që ky pr/ligj nuk është i standardeve dhe ndikon thellësisht keq në mirëfunksionimin e arsimit të lartë. Konferenca e rektorëve është shumë e shqetësuar për këtë pr/ligj për ne kalojeni nesër, por ai është problematik. Nëse doni ta mbarteni këtë problem dhe ta ktheni në ligj mbarteni por arsimi i lartë ka vuajtur shumë që nga formulimi i ligjit të ri për arsimin e lartë e sot themi që ai ligj duhet të rishikohet. E po të kishte vullnet pak më të mirë do të shikohej bashkërisht, harmonizoheshin të dyja. E mund të ishin elementë të një ligji. Por të lësh një ligj të 10 viteve më parë me një ligj që brenda ka elementë arsimit të lartë do të thotë që të krijosh dy korpuse normash që shoqërohen me dhjetëra vendime qeverie e akte ministrash që kur vinte puna na kontrollonte KLSH e na thoshte pse paguani ju mbingarkesat kur VKM-ja thotë 40% i paguan buxheti I shtetit dhe nuk merrnin në konsideratë të ardhurat që mund të krijoje e të përdorje.  Të mos jetë pengesë nesër e kërkimi shkencor të bëhet i dirigjuar”

Kryetarja e komisionit Evis Kushi tha se do kuvendi ka vullnetin për të marrë në konsideratë problematikat dhe të konsultojë me ta draftin përfundimtar.

Projektligji për shkencën vjen në një kohë kur diskutimet për të shtuar kapacitetet dhe financimet për kërkimin shkencor janë forcuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!