Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën

Krijimin e partive të reja dhe në veçanti të ‘Djathtas 1912’ e dalë nga gjiri i PD-së, Saimir Korreshi nuk e shikon problematike për partinë më të madhe opozitare në vend. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, Korreshi thekson nga ana tjetër se me këtë sistem elektoral këto parti çojnë ujë tek mulliri i Ramës.

'Partitë e krijuara janë ndarje e asaj që ngeli jashtë PD-së, që nuk u bashkuan. Nuk është se ka rrjedhje. Si Alibeaj dhe Basha kanë qenë bashkë. Nuk ka rrjedhje por ripozicionim. Mendoj se çka ishte iku dhe i vetmi i larguar nga Berisha është zoti Agron Shehaj. Konkluzioni të çon, nëse këto parti pavarësisht mendimit që mund të kenë për lidershipin, drejtuesit, dalja e tyre veçmas çon ujë poshtë rrogozit të Ramës. Edhe këta që sot janë ndarë do të marrin vota opozitare, nuk mendoj se do marrin vota socialiste. Me sistemin elektoral ikin vota derdhen tek koshi. Atë që do dhe Rama. I çon ndonjë lek tek KQZ-ja.'

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është i hapur për bashkim me partitë e reja në një front të përbashkët opozitar në zgjedhjet e 2025.

'Them që po të puqemi të gjithë ne nuk ndahen vota, Berisha do marri të vetat, aq sa merr. Duhet sigurisht një iniciativë, alternativë për  ti nxjerrë njerëzit nga shtëpia dhe ata që nuk identifikohen me Berishën. Ky është fenomen normal. Do ketë lojtarë të rinj. Është normale në demokraci. Vetëm bolshevikët mendojnë se nuk na duhen të tjerët.ishalla vijmë tek Miterrandi dhe Le Pen. Ne jemi këtu tek këto. Çod iniciativë e rej kontribut për demokracinë. Demokracia është një vullnet popullor. Kur të dalin votat kuptohet se marrin.

Opozita ka 12 vjet, rezultati është ky. Edhe brenda opozitës të krijohen alternativa të reja. Ja ku kemi Italinë, ishte Berluskoni 20 e ca vjet me radhë. Ishin dhe ato Fratelli d’Italia, 3 bashkë e mundën të majtën italiane. Pse qenhka kaq dramatike kjo në Shqipëri, që nëse krijohet një pol tjetër që tenton të marrë një pjesë të popullatës. Them ka ardhur dita të marrim trajektore tjetër. I kam thënë dhe zotërinjve që kanë dalë tani, që vetëm kjo punë krijon vështirësi të madhe. Jo të gjithë kanë lidership. Nëse grupi tjetër, ndahet në 5 grupe për gravitet votat shkojnë më shumë te grupi më i madh.'

Shehi e shikon si një histori të vjetër retorikën e PD-së se këto parti i bën Edi Rama. Sipas Shehit kjo bëhet vetëm që të mos i dilet kryetarit të opozitës.

'Të krijojmë një formacion të ri elektoral të hapim listat dhe të hyjnë në garë ndershmërisht. Doni të bashkëpunojmë hajde. Edhe ato partitë që nuk janë në parlament. Disa janë dakord. Ky është proces. Deri për vit të ri do gjejmë një formacion politik. Edhe kjo është shtesë për opozitën shqiptare. Kush do ti marri ato 200 300 mijë votat që mungojnë. Zotëritë që janë me Berishën, unë i konsideroj kolegë. Edhe këto muhabetet i ka bërë Edi Rama, janë kot, kanë 30 vjet që bëhen. Kushdo që ngre dorë kundër shefit thonë është i Ed Ramës. Ka ardhur dita ti vëmë kapak kësaj pune. Nuk identifikohem më me grupin e Rithemelimit. Do bëj rrugën time. Nëse ka ndonjë formulë tjetër na thonë. Kush e bëri këtë ligj, vetë e bënë me mbyll listën. Kush prej këtyre ngrejti dorë për të thënë ky është ligj barbar? Ftesa ime hajde të bashkëpunojmë, të gjejmë formulën. Edhe nëse nuk e lejon ligji do e hapim vetë listën me marrëveshje.'

Sekretari i PL-së Tedi Blushi nuk sheh ndonjë risi tek partitë e reja të krijuara, pasi nuk kanë asnjë program. Sipas tij janë vetëm 1 anëtar, 1 parti.

'Është fakt që në 2 apo 3 vjet vetëm PD janë themeluar 3 apo 4 parti. Çfarë risie sjellin këto parti në skenën politike? Kemi 3 programe të ndryshme? Themelimi i tyre është ideologjik, programor apo kauzash? Arsyeja e vetme bazohet në kultin e individit. Janë figura politike që në pamundësi për tu impionuar në paritnë kryesore, vetëshpiken në parti të reja. Kemi 1 anëtar, 1 parti. Këto parti nuk kanë ndonjë program. Arsyeja e krijimit të partive janë mosmarrëveshjet personale. A përbën kjo kauzë të re? Çfarë risie sjellin? Asgjë. 3 kryetar partie u ndanë nga PD. Janë ndarë për një fakt të vetëm sepse kanë dashur të kopjojnë Berishën. Nuk u imponuan dot. Berisha nuk qëndron me imponim, është i zgjedhur.

E kanë votuar anëtarët e vet. Si mund të krijosh parti të rej, vetëm se urren kryetarin e partisë tënde. Nëse këto parti të reja do ishin alternativë, kanë vetëm një program si të sulmojmë opozitën reale. Një parti e re nga fillimi në fund sulmonin Sali Berishën. Nuk pashë as vizion as kauzë. U ndanë sepse kryetarët e vetë shpallur kanë kryetar gjeneralin e ushtrisë së vdekur. Kanë urrejtje Sali Berishën. Nuk është faji i Sali Berishës që është kryetari i PD-së. E kanë votuar anëtarët e vet. Shkoni në bazë dhe pyetni a e doni Sali Berishën. Në këtë urrejtje i shërbejnë vetëm Edi Ramës, me dashje apo pa dashje.'

Analisti Poli Hoxha shikon një masë të madhe bojkotuesisht që mund të qasen tek këto parti të reja.

'Nëse do flisnim për zgedhjet e 2021 do isha dakord me këtë qasje. Ishte një opozitë shumë pranë fitores. Kemi një masë të madhe bojkotouesish që janë kundër qeverisë dhe liderhsipit të opozitës. Nuk e dimë fiks. Janë një pjesë që neverisin dy polet. Jemi në premisën që Rama nuk ka përballë një opozitë e pamë në 14 maj. Kemi një opozuitë në këtë status kuo e ka të saktë shifrën që vë në letër 25, e vë si të dojë. Këta janë pro çlirimit të votës, një kod tjetër zgjedhor. Dy, janë pro drejtësisë. Nëse futen në një shport me ngjyrat e tyre. Ke oaz gati 60%.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam

 

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi debatoi me sekretarin e PL-së Tedi Blushi në '5 pyetjet me Babaramon'. Blushi dhe Shehi u kapën për rolin e Ilir Metës. Sipas Shehit ka ndihmuar gjithnjë Rama dhe ky i fundit e ka bërë president dhe kryeparlamentar, ndërsa Blushi thotë se Meta ka bërë opozitën më të madhe këto vite.

Shehi: Ky është provokator. Ne po kërkojmë të hapim listat. Ju doni me bërë atë punë. Mirë e bëni, jeni në të drjetën tuaj. Me çtë drejtë i drejtohesh. Ky është bërë për tu tallur.

Blushi: Më thuaj një aksion. Më thuaj një aksion të këshilltarit të zotit Shehi në bashki.

Hoxha: Me ju kanë qenë.

Blushi: Ulemi me këmbë në tokë. Zoti Shehi ka një këshilltar në bashki. Ky jkëshilltar i LZHK a ka fiormusor ndonjë listë për uljen e çmimit të ujit, të uljes së taksave.

Shehi: Të gjitha. Të gjithë i sfdion ti.

Blushi: Se flas me të drejtën. Flas troç. Kjo ju dhemb të gjithëve. Ma nxirni, ma tregoni. Jam në mbledhje këshilli.

Shehi: Ti gjykon sipas partisë tënde. Kam 30 vjet në opozitë dhe ky më gjykon a je në opozuitë. Deri dje ishe presidenti i Edi Ramës, kryetar i Parlamentit.

Blushi: Ka qenë me votat e veta. Ti ske qenë me votat e juaja.

Shehi: Ai ka qenë me Ed Ramën.

Blushi: Ai ka bërë luftën më të ashpër, kundër Edi Ramës, sa gjithë ju bashkë. Doli dhe në 2 mars aty, mbrojti kushtetutën.

Shehi: Tani gjykon ky kush është në opozitë.

Blushi: Për këtë punë jam thirrur.

Shehi: Ti ke ndenjur 10, 15 vjet me Edi Ramën në qeverisje. Kush e zgjodhi presidenti Ilir Metën, Edi Rama apo opozita. Ne ishim në çadër. Kanë ndarë pushtetin.

Blushi: A u nda nga Edi Rama?

Shehi: Po pse ne do ndjekim zigzaget politike?

Blushi: Ne nuk vijmë në studio dhe të presim nga qielli çdo na hedhin aleatët me parashutë.

Ora 22:12
'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!' Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

 

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi kritikoi qasjen e e opozitës këto 3 vitet e fundit, me retorikën e saj kundër Amerikës. Sipas tij atë e ndan nga PD dhe opozita zyrtare, mbyllja e listave, raporti me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët.

'Këta preferuan të bëjnë marrëveshje vetëm për tu strehuar në një listë të sigurt.  Kaq. Kur ne i themi të hapesh listat të zbresin në fushë me qindra të rinj në fushë. Këta zunë fushën të mos hyjnë lojtarë të rinj. Se poplli i shkretë nuk ka ku shko do vijë këtu. Kjo na ndan e para.

E dyta na ndan raporti me drejtësinë e re. A ka nëpunësa që dihet se haptazi janë me PS? Janë. Por ke një shpresë, janë hapur ca letra, dikush është në burg. Është mundësi që jeta politike shqiptare do pastrohet. Dhe mbështetja e ndërkombëtarëve të shtyjë. Sepse ata gjykatës dhe prokuror po ti lejë vetëm do dorëzohen. Këto e quajnë banda  kriminale. Në mëngjes i quan banda e krimit, në darkë i dorëzojnë ankimimet dhe kallëzimet aty. Ku? Te banda e kriminelëve. Nuk është serioze.

E treta na nda raporti me ndërkombëtarët, ç’është kjo luftë 2, 3 vjet? McGonigal me fustan, Amerika kështu, hedhim në gjyq ministrat e botës. Pse? Ça na kanë bërë? S’na kanë bërë asgjë. Janë mbështetësit kryesor tonin, por nëse i shpall luftë përditë do përfitojë Edi Rama. Edhe kjo ndan me pjesën tjetër të opozitës. Por gjithsesi i konsiderojmë kolegë. Edhe kur mbarojnë zgjedhjet e shohim kush ka votat.'

Ora 21:57
'Ti ke bërë karrierë duke shajtur Berishën', Lita debat të ashpër me Blushin: Të paguan Luli, ke ardhur në studio si mercenar i tij

 

Lavdrim Lita dhe Tedi Blushi patën një debat të ashpër në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ teksa po flitej për partitë e reja të opozitës.

Lita: PL është futur në PD. Mediu do jetë në listën e PD-së, Dulja do jetë në listën e PD-së. Këta thonë mos na ngacmoni vendin. Të niset autobusi se e kemi zënë vendin, jemi deputet në 2025. Nuk duan të fitjojnë. Thanë jemi opozita e suksesshme. Që opozita nuk duhej pjestuar. Duhej pastruar. Dhe ato që u kanë bërë dëme njerëzve. Duhet të kishin ardhur njerëz të rinj.

Blushi: Ku është i ri, zoti Shehi, Agron Shehaj.

Shehi: Gjynah jam 66 vjeç.

Lita: Ti ditë për ditë e ke shajt Sali Berishën. Ke bërë politikën më të zezë ndaj Berishës. Ke qenë kryeredaktori i Gazetës shqiptare.

Blushi: Ti ke hap një portal që paguhesh nga Lul Basha. Ti merr lek nga Lul Basha.

Lita: Ti je kalama që je fut në politikë. Mos u merr me budalliqe. Ngaqë nuk di të bëhesh politikë, merresh me llafe.

Blushi: Ti je gazetar apo shakator i Lulit.

Lita: Ti nuk je as demokrat as i djathtë. Është e turpshme të jesh në listën e PD-së. i keni bërë dëme këtij vendi. Ti dhe Ilir Meta. Te PD-ja jo.

Blushi: Ti paguhesh nga Lul Basha. Ma moho.

Lita: Ti ke bërë karrierë duke shajt Berishën dhe të djathtën. Na del ti na lavdron Sali Berishën.

Blushi: Të të nxjerr bordero? Kush të paguan?  Ti je anëtar i partisë pa vulë të Bashës. Ke ardhur si mercenar i Bashës. Le ta mohojë.

Lita: Këta nuk thonë asnjë gjë. Përmendin vetëm emra.

Blushi: Ti ke ardhur në emision sepse merr lekët nga Hollanda. Nuk je gazetar, por mercenar politik.

Lita: I ke lënë demokratët jashtë. I ke lënë çunat e rinj jashtë. Nuk vjen më PD në pushtet me sojin tuaj.

Blushi: Mohoje që të paguajnë Luli. Ti po mashtron. Nëse më thua që kam kritikuar Berishën, më rrit vlerat. Si gazetar e kam kritikuar, dhe nuk më paguante Ilir Meta. Ti si gazetar të paguan Lul Basha. Duhet bërë katarsis në studio televizive, gazetar si ky i paguan Lul Basha.

Lita: Kam qenë në Sapienza, ti ske turp më zotëri.

Blushi: Duhen 40 mijë euro sot të hapesh portal, ku i gjen lekë?

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit