'Konferenca për të ardhmen e Evropës', shtetet e BE kërkojnë pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor

'Konferenca për të ardhmen e Evropës', shtetet e BE kërkojnë pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Flamuj të Bashkimit Evropian

Shtetet e Bashkimit Evropian nga grupi i Vishegradit dhe Austria, kanë kërkuar që edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Në një non-paper të përgatitur nga Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Austria, është thënë se “pasi e ardhmja e Evropës është e përbashkët me të ardhmen e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrja e tyre në Konferencën për të ardhmen e Evropës është thelbësore”.

Konferenca për të ardhmen e Evropës nisi punimet më 9 maj, pikërisht në Ditën e Evropës.

Ajo është një nismë e përbashkët e tri institucioneve kryesore të BE-së dhe shteteve anëtare.

Konferenca kryesohet nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli, që veprojnë si pjesëmarrës të barabartë në të.

Qëllimi i kësaj konference - që do të zgjasë rreth një vit e gjysmë - është që përmes konsultimeve publike, ku do të përfshihen edhe qytetarët, shoqëria civile dhe shumë aktorë tjerë, të shpërfaqen ide se si shihet e ardhmja e Bashkimit Evropian.

Vendet që kanë mbështetur këtë non-paper shprehen se inkurajojnë një përfshirje të duhur dhe kreative të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në kornizën e konferencës për të ardhmen e Evropës.

“Duke respektuar në tërësi rregullat e procedurës, ne besojmë se përfshirja e palëve të interesuara nga Ballkani Perëndimor është e rëndësishme në të gjitha gjashtë fushat e caktuara në qëndrimet e Këshillit rreth Konferencës për të ardhmen e Evropës, sidomos për ato që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për gjeneratat e reja” thuhet në këtë dokument.

Këto shtete kanë përsëritur po ashtu se është në interes strategjik të Bashkimit Evropian që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në të gjitha projektet e së ardhmes, nga ato për zhvillim të infrastrukturës, lidhjeve më të mira e deri tek interesi strategjik për një siguri më të madhe në Evropë.

Prandaj këto vende përsërisin se qëllimi i integrimit të këtyre vendeve në BE është në interes të vetë BE-së./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?