Gjatë diskutimeve u vunë në dukje të metat që kanë ardhur si pasojë e keqpërdorimit, keqtrajtimit e mosmenaxhimit të terrenit të kësaj zone, të lumenjëve apo nga paaftësia për të thithur fonde nga Bashkimi Europian për menaxhimin në mënyrën e duhur të terreneve dhe ambienteve të kësaj zone dhe mundesia e investimit ne to.
Një vëmëndje e veçantë iu kushtua resurseve bujqesore, blegtorale si dhe asaj nëntokësore të zonës, ku shfrytëzimi në mënyrë shkencore dhe me efikasitet i tyre, rrit prodhimin dhe të mirat material.
Ministri Mjedisit, Lefter Koka, eshte shprehur se zona e Mallakastrës dhe Beratit janë zona naftënxjerrëse dhe për shkak të terrenit, ambienti i këtyre zonave ka ndotje tej normave të lejuara, ndaj qeveria duhet të hartojë projekte e programe për investime në këto zona.