Konfirmohen katër raste të reja të prekura nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 9 numrin e tyre. Kjo është vërtetuar ditën e sotme pas daljes së analizave të 70 personave që iu nënshtruan kontrolleve pasi kishin pasur kontakte me 5 të infektuarit e parë. Mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar.
Deri më tani koronavirusi në Kosovë ka shtrirë hartën e saj në Viti, Klinë, Malishevë, qyetete që tashmë janë në karantinë!
Qeveria e Kosovës ka shtyrë pagesat për këstet e kredive, ndërkohë që ka ndarë mënjëanë për të përballuar pandeminë që tashmë është shtrirë në të gjithë botën.