Shfrytëzimi i Lagunës së Patokut për peshkim vazhdon të mbetet ende një mollë sherri midis familjes Cali dhe asaj të deputetit të dorëhequr Armando Prenga.
Në një kohë kur gjykata e shkallës së parë administrative dhe ajo e apelit administrative i kanë dhënë të drejtë familjes Cali, Gjergj Cali i cili dhe u konfliktua fizikisht me Prengën deklaron se ata se përdorin dot lagunën.
Këtë reagim Cali e bëri nga gjykata e lartë aty ku seanca e sotme mes tij e Prengës u shty për shkak të mungesës për arsye shëndetësore të relatorit Aleksandër Muskaj.
Po çfarë ka ndodhur me dosjen “Laguna e Patokut”?
Familja Cali paditi tenderin e ministrisë së bujqësisë që i kish dhënë lejen Prengës në gjykata. Shkalla e parë administrative i dha të drejtë Calëve. Më pas Ministria e Bujqësisë e apeloi duke e humbur procesin dhe vendimi mori formën e prerë.
Në momentin që Calët morën përmbaruesin për të larguar Prengën nga Laguna avokatura e shtetit rezulton e ka bërë rekurs në gjykatën e lartë dhe kjo gjykatë ka vendosur masën e pezullimit të ekzekutimit të vendimit të apelit.
Ky konflikt mes familjes Cali e Prenga vazhdon prej më shumë se 1 viti ndërsa palët janë në proces gjykimi dhe ish deputetit nën akuzë për armabjtie pa leje.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO