Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë këtë të mërkurë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PPE-së.
Përmes një statusi në llogarinë e tij të “Twitterit”, Basha ka njoftuar se Partia Demokratike ka marrë mbështetje nga PEE për pastrimin e politikës së vendit nga krimi.
Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin EPP Helsinki. Pritet debati mes kandidatëve Alex Stubb dhe Manfred Weber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. Up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi.
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike