Konkurrenca e paligjshme, nisin kontrollet për serviset dhe varrezat e makinave

Konkurrenca e paligjshme, nisin kontrollet për serviset dhe varrezat e makinave

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur kontrollet për serviset, varrezat e makinave dhe ato të transportit rrugor, për të eliminuar konkurrencën e pandershme. DPSHTRR njofton se subjektet duhet të marrin masa për pajisjen me licenca pasi do të ketë masa administrative.

Subjektet për veprimtarinë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe motorit, për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë, riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave, gjobat shkojnë deri në 500 mijë lekë.

Për subjektet që blejnë dhe shesin mjete me motor dhe rimorkio, gjobat shkojnë nga 400 në 700 mijë lekë, për varrezat e makinave gjobat shkojnë nga 100 në 300 mijë lekë, ndërsa subjektet që kanë si fushë veprimtarie transportin rrugor gjobat variojnë nga 200 në 400 mijë lekë.

Njoftohen të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë, të marrin masa për pajisjen me licenca pasi ushtrimi i veprimtarisë pa leje do të ndëshkohet me masa administrative sipas nenit 39 të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 si më poshtë:

a)            për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, nga 200.000 (dyqind mijë) lekë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë;

b)            për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “d”, nga 400.000 (katërqind mijë) lekë deri në 700.000 (shtatëqind mijë) lekë;

c)            për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “dh” nga 100.000 (njëqind mijë) lekë deri në 300.000 (treqind mijë) lekë;

d)            për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 21 pika 1, nga 200.000 (dyqind mijë) lekë deri në 400.000 (katërqind mijë) lekë.

Këto shkelje shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme.

Në zbatim të nenit 40 "Shkelja e kushteve të lejes" dhe nenit 41 "Shkelje të tjera" të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006, kontrolli do të ushtrohet edhe mbi subjektet e licencuara. Për subjektet e licencuara për të cilat do të konstatohen shkelje të neneve të mësipërme, në zbatim të nenit 43 të ligjit mbi autoriparimet do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë.

Gjithashtu njoftohen të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor në përputhje me parashikimet e bëra në  ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore”, akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tyre, të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon ligji pasi në mungesë të tyre do të ndëshkohen me masa administrative  sipas parashikimeve ligjore.”

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)