Korrespondenti i Report TV në qarkun e Korçës, Armand Braho, është vlerësuar me “Çmimin e Inkurajimit” në kuadër të konkursit për shkrime investigative “Fatos Baxhaku”, organizuar nga Faktoje.al.
Vlerësimi është dhënë pas publikimit të artikullit investigativ “Nga akti i marrjes së tokës, te kontratat e Bashkisë: Konfliktet e pronësisë në Pogradec”, i cili trajton çështje që lidhen me problematikat e pronësisë dhe zbatimin e legjislacionit në nivel vendor.
Konkursi synon të promovojë gazetarinë investigative dhe të inkurajojë trajtimin e çështjeve me interes publik, duke vlerësuar punët më të spikatura në këtë fushë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin gazetarë dhe autorë të ndryshëm, të cilët kanë kontribuar me materiale investigative mbi problematika të ndryshme në vend.
Komente












