Konsolidohen ndërmarrjet në sektorin e bujqësisë

/ATSH/- Sipërmarrësit vendas po orientojnë gjithnjë e më shumë financimet e tyre drejt sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit duke ndikuar në kooperimin dhe konsolidimin e ndërmarrjeve që operojnë në këtë sektor.
Sipas statistikave zyrtare vetëm vitin e kaluar (2014), u krijuan 1031 ndërmarrje të reja në fushën e bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve, duke u katërfishuar, në raport me 259 ndërmarrje që ishin hapur në 2013.
Ardian Civici, ekspert i ekonomisë lidhur me këtë fakt shprehet se, në raport me numrin e përgjithshëm të sipërmarrjeve që janë në vend, ndërmarrjet bujqësore zënë gjithsesi një peshë shumë të vogël, prej vetëm 2% të totalit, por koncepti i konsolidimit dhe kooperimit që po futet në bujqësi dhe agrobiznes, tregon për një trend bashkëkohorë zhvillimi që do të marrë ky sektor në të ardhmen e afërt.
Sipas tij, në kushtet kur bujqësia jonë ka problemet e fragmentimit të tokës bujqësore, mekanizimit, kreditimit etj, kooperimi mes tyre dhe ndërhyrja e investitorëve që zgjedhin të investojnë kryesisht në prodhimin e perimeve në sera, vreshta e pemëtore dhe mbajtje të blegtorisë, përfshirë edhe investime në industritë përpunuese të ushqimeve, është një filozofi e re që duhet përkrahur dhe mbështetur për t'u zgjeruar edhe më tej. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse