Konstantinos Argiros sjell “Athina Mou” sërish në Tiranë

Ritmet e muzikës greke gjallëruan mbrëmjen e 23 gushtit në kryeqytet.

Ishte Konstantinos Argiros, artisti më i shitur i brezit të tij, me një karrierë muzikore të mbushur me albume të suksesshme, hite pas hiti e miliona shikime në YouTube, që ofroi një natë magjike.

“Jam shumë i lumtur që vij edhe njëherë tjetër në Tiranë dhe Shqipëri. Do të dëshiroja të vija shumë herë këtu se e ndjej që njerëzit më duan, duan muziën time dhe dinë të gjitha këngët e mia. Kam zhvilluar shumë shoqëri këtu në Shqipëri. Respekti ndaj shqiptarëve dhe ndaj popullit që më dëgjon është shumë i madh. Audienca që kam në Shqipëri është një ndër më të mirat në botë”, tha këngëtari.

I rikthyer në Shqipëri për të tretën herë dhe me premtimin që do të rikthehet sërish në vendin tonë, këngëtari grek me famë botërore dha një shfaqje spektakolare Live me orkestrën e tij.

Mes dhjetëra këngëve të njohura të tij, pa dyshim që në koncertin e mbajtur në qytezën e spektalkit, në 'Spectapolis', në Stadiumin Selman Stërmasi, nuk do të mungonte edhe hiti i tij më i dëgjuar në katër vite “Athina Mou”.

Në konferencën për shtyp, këngëtari fitues i disa çmimeve tha se muzika i bashkon popujt dhe do të donte shumë që të bashkëpunonte edhe me këngëtarë shqiptarë.

“Këngëtarë shqiptarë dhe artistë shqiptarë kanë karrierë shumë të veccantë jashtë vendit. Muzika bashkon popujt. Kështu që në të ardhmen do të doja të kisha bashkëpunim dhe me artistë shqiptarë. Erdha para dy vitesh në Tiranë, për herë të parë. Edhe pas dy vitesh kam parë shumë ndryshim dhe zhvillim të madh në Tiranë. Është një nga qytetet shumë të mira. Sepse njerëzit bëjnë vendin dhe zemra e shqiptarve është shumë e madhe. Gëzohem shumë që shoh zhvillim dhe me zi pres që të shoh dhe qytete të tjera të Shqipërisë”, tregoi ai.

Pas një turi botëror, me tu kthyer në Athinë, Argiros premton se do të sjellë një album të ri që shpreson të jetë më i miri në karrierën e tij.

“Më pëlqen të vendos veten time në muzika të ndryshme. Sapo të kthehem në Athinë do të merrem me diskun tim të ri i cili besoj do të jetë disku më i mirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Pas një turi të madh që kam bërë në Amerikë, Europë, Australi dhe në Ballkan tani kam marrë eksperienca të ndryshme që dua ti pasqyroj në muzikën time”, tha ai. 

Konstantinos Argiros, ka më shumë se 41 milion transmetime audio dhe 10 këngë hit që kalojnë 1 milionë transmetime në Spotify, ndërsa videoklipet e tij kanë më shumë se 380 milionë shikime në YouTube.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Dronët mbi Brunsbuttel, dyshim për spiunazh

Gjermani/ Dronët mbi Brunsbuttel, dyshim për spiunazh