Konstitucionalisti: Shtyrja e zgjedhjeve antikushtetuese, s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës

Konstitucionalisti: Shtyrja e zgjedhjeve antikushtetuese, s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës

Konstitucionalisti Sokol Sadushi, thotë se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës dhe se sipas tij është një akt antikushtetues. Në emision Java në RTSH ai ka deklaruar se data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet, përveç rasteve kur mund të behët për çështje të jashtëzakonshme, si për shembull  fatkeqësi natyrore.

Sadushi foli edhe për mundësinë që ka Presidenti për të shpërndarë Parlamentin, ku deklaroi se kjo mund ndodhë vetëm në dy raste. Rasti i parë është ai kur nuk arrihet që të zgjidhet kryeministri  dhe qeveria dhe rasti i dytë kur ka të bëjë me mocionin e besimit të kryeministrit.

Sa i takon arsyeve të dhëna nga Presidenti për shmangien e konflikteve sipas informacioneve që ka marrë, ai tha se kjo nuk është arsye për shtyrjen e datës së përcaktuar 9 muaj më parë.

“Rast të tillë në Europë nuk ka, përjashtimisht një rasti, Austri, janë shtyrë zgjedhjet për presidentin përmes Kuvendit. Ka një arsye pse nuk ka një shtyrje zgjedhjesh kur ka një shoqëri që respekton kushtetutën.

Zgjedhjet kanë një periodicitet dhe duhen bërë në afatin e përcaktuar, lihet një tolerancë që data të jetë para mbarimit të mandatit, por të mos tejkalohet mandati nga organet, nga kjo pikëpamje duhet respektuar afati kushtetues.

Ka diferencë, shtyrja e zgjedhjeve në 2007, ka patur një respektim të përpiktë të ligjit, sepse mandati përfundonte në 20 shkurt të 2007, ndërsa zgjedhjet ishin në 20 janar të 2007, dhe ishin 30 ditë në avancë para mbarimit të mandatit. Ndodhi ajo e certifikatave, dhe palët ranë dakord për shtyrje, por Presidenti Alfred Moisiu ia kërkoi Kuvendin me shkresë, ku ky i fundit detyroi Presidentin për vendosjen e një date para se të përfundonte mandati.

Rasti i 2007 duhet vlerësuar, ndërsa rasti i shtyrjes në 2017, sipas meje nuk është respektuar ligji . Data nuk ndryshon dhe nuk ka arsye, mund të ndryshojë vetëm për arsye që nuk lidhen me njeriun, çdo arsye tjetër është e pajustifikueshme, sepse nuk duhet tejkaluar mandati i organeve apo Kuvendit.

Palët mund të kenë informacione të ndryshme, por jemi në një situatë hipotetike, dhe kjo datë duhej patur në vëmendje që të mos ishte caktuar kaq pranë afatit që ligji përcakton, por duhej të ishte dhënë një avancë më parë, sepse mund të ndodhte cdo gje në datën e zgjedhjeve. Rasti i shpërndarjes është rast që mund të ndodhë, por duke iu referuar neneve të  kushtetutës.

Vetëm në dy raste mund të shpërbëhet Parlamenti, kur nuk arrihet të zgjidhet kryeministri dhe qeveria, dhe rasti i dytë për mocionin e besimit të kryeministrit”, u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren