FIER-Pas Devollit ditën e premte, sot është konstituuar Këshilli Bashkiak i Fierit më pas u betua për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste. Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga te cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit Vangjel Ndreko si dhe sekretarët më pas u betua Armando Subashi. Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.
I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017. Mbledhja nuk është shoqëruar me debate apo incidente si në rastin e Devollit bashkia bashkia nuk ndërroi drejtim.
Nesër konstituohet Këshilli Bashkiak i Tepelenës në orën 10:00 dhe ai i Memaliajt në orën 12:00. Këshilli i Memaliajt ishte planifikuar sot por nuk dihet arsyeja pse u shty për nesër konstituimi. Kryeministri Rama u dha porosi që të konstituohen para datës 12 gusht.
Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Punëtorët e pastrimit në protestë: Me 40 mijë lek/muaj, nuk mbajmë dot familjet me bukë! Subashi: Pagat i cakton Qeveria, s'ka rritje
18 Nëntor 2024, 16:16
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator 2024, 07:02
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill 2024, 14:32
-
U gjobitën nga KAS me nga 100 mijë lekë për shkelje të Kodit, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dënimet për kryebashkiakët Llatja dhe Subashi! Çon në ‘Administrative’ Majlinda Bufin
24 Maj 2023, 17:56
-
Rama takim me vajzat dhe gratë në Fier: Këtu nuk e diskutojmë rezultatin! Në 14 maj angazhohemi që Shqipëria të mos kthehet mbrapa
25 Prill 2023, 18:08
-
Subashi kërkon mandatin e tretë në Fier: Fokusi tek turizmi dhe bujqësia! S’i druhem as PD-se e as Berishës e Metës
24 Prill 2023, 16:50
-
Zgjedhjet vendore, Subashi merr pjesë në rikonstruksionin e rrugës ‘Kastriot Muço’: Lehtëson ndjeshëm trafikun
21 Prill 2023, 13:22
-
‘Vendoret’/ Balla prezanton Subashin para fierakëve: Fieri është kryeqyteti i socialistëve, presim rezultate pozitive
5 Prill 2023, 18:27
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars 2023, 22:24
-
Spektakël e garë hipizmi, çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit
21 Maj 2022, 16:10
-
Hetimi për inceneratorët, Alqi Bllako dhe Armando Subashi në SPAK! Kreu i Bashkisë Fier dëshmoi për 5 orë: Dhashë deklarimet e mia, do i përgjigjem prokurorisë sa herë të më kërkojnë
18 Shkurt 2022, 14:02