Dror Gill është një konsulent i Inteligjencës Artificiale, i cili ndihmon organizatat të përdorin mjetet e IA-së për të rritur efikasitetin dhe për të shtuar operacionet e tyre.
Siç informoi faqja në rrjetet sociale “Izraeli në Shqipëri”, gjatë një vizite në Tiranë, ai u takua me Kryeministrin Edi Rama.
"Dror është një ekzekutiv i teknologjisë me mbi 30 vjet përvojë që ka shërbyer si CTO, VP Product, dhe VP Marketing në kompanitë kryesore izraelite të teknologjisë së lartë. Gjate vizitës së tij në Tiranë, ai u takua me Kryeministrin Z. Rama, një takim i shkëlqyer ku folën për përdorimin e IA-së për integrimin e Shqipërisë dhe aplikimet e mëtejshme. Është mbresëlënëse të shohësh se si Kryeministri Rama po udhëheq përparimin e teknologjisë", shkruan "Izraeli në Shqipëri”.