Të arrestuar janë tregtari Altin Okaj 42 vjeç banues në lagjen “Partizani” Shkodër, që kaloi kontrabandë mallin, dy doganierët Gazment Kruja 42 vjeç dhe Arlind Mitku 28 vjeç dhe polici Ruzhdi Mashku 57 vjeç.
Altin Okaj ka kaluar mallin nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Muriqan Shkodër me mjetin e tij “Ford" me targë AA781MO, pa ju nënshtruar procedurave doganore.
Ndërsa nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se punonjësi i policisë Ruzhdi Mashku nuk ka regjistruar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit Altin Okaj me automjetin e tij.
Altin Okaj është arrestuar në një largësi prej 300 metrash nga pika e Kalimit të Kufirit Muriqan nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër duke transportuar me automjetin tip “Ford’’ me targa AA 781 MO, mallra ushqimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Altin Okaj, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera" neni 174 i Kodit Penal dhe për shtetasit Gazmend Kruja dhe Arlind Mitku per veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore" "Shpërdorim i detyrës" neni 175 dhe 248 të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com