Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë prezantuar programin për ofrimin e kontrollit bazë mjekësor falas edhe për të dënuarit në institucionet penitenciare.
Ky program nisi sot në ambientet e vuajtjes së dënimit të grave në Tiranë. Manastirliu theksoi se pavarësisht vendit apo gjendjes në të cilën ndodhen, të gjithë të dënuarit që i përkasin moshës 35-70 vjeç do të kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas.
"Kemi filluar në ditën e parë të këtij programi, për të ofruar kontrollin mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të planifikuar dhe ajo çfarë është e rëndësishme është se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është afër çdo komuniteti, çdo grupi në nevojë. Qëllimi ynë është për të mos lënë askënd pas dhe për të ofruar kujdes shëndetësor bazë", deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ky është një program që do të vijojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Sot kemi filluar një proces për herë të parë në institucionet penitenciare që Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kryer check-up të gjitha të paraburgosurave dhe të dënuarave të katëgorisë 35-70 vjeç”, tha Gjonaj.
Janë 2200 të dënuar dhe të paraburgosur që do ti nënshtrohen kontrollit bazë mjekësor në rang vendi nga 5400 të dënuara në total.
Gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2019 janë 73 mijë gra të grupmoshës 35 - 70 vjeç që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 60.7 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor janë gra. Kontrolli Mjekësor Bazë nëpërmjet ekzaminimeve specifike, ka ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe zbulimin e hershëm të tyre, që do të thotë përfitim në diagnozë të saktë, në jetëgjatësi dhe në cilësi jetese.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.9%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42